KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Huamarrja në tregun e brendshëm do të ulet më tej, në tremujorin e dytë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Huamarrja në tregun e brendshëm do të ulet më tej, në tremujorin e dytë
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Huamarrja në tregun e brendshëm do të ulet më tej, në tremujorin e dytë

Përditësimi i fundit: 20 Mars, 2025 12:41 pm
204 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare ka planifikuar të marrë hua 100 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, shuma planifikuar e huamarrjes do të ulet me 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, huamarrja e brendshme pritet të jetë më e ulët krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, me rreth 24.5% më pak.

Kjo shumë përfshin huamarrjen e re dhe rifinancimin e instrumenteve të maturuara gjatë periudhës.

Kërkesa më e pakët e qeverisë për huamarrje pritet të mbajë të kufizuara presionet për rritjen e yield-eve në tregun e brendshëm financiar.

Në tremujorin e parë të vitit, yield-et kanë vijuar tendencën rënëse që i kishte karakterizuar gjatë vitit të kaluar.

Yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore në ankandin e mesit të muajit mars ra në 2.73%, nga 2.77% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Kjo është hera e dytë që yield-i i bonove 12-mujore bie poshtë normës bazë të interesit. I njëjti nivel ishte shënuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar.

Ulja e huamarrjes së brendshme gjatë këtij viti lidhet në një masë të madhe me emetimin e Eurobondit të radhës në tregjet ndërkombëtare.

Në muajin shkurt, qeveria shqiptare realizoi emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.

Eurobondi prej 650 milionë eurosh do të shërbejë pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025 dhe pjesërisht për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.

Nga Eurobondi 7-vjeçar prej 500 milionë eurosh i vitit 2018, një pjesë prej 133.3 milionë eurosh u shlye para afatit, nëpërmjet një procesi buyback (blerje mbrapsht), të vitit 2023. Shuma e mbetur prej 366.7 milionë eurosh, do të shlyhet në maturim, në vjeshtën e këtij viti, me fondet e siguruara nga Eurobondi i këtij viti. Pjesa e mbetur, prej 283.3 milionë eurosh, do të shkojë për të mbuluar deficitin buxhetor të këtij viti.

Sipas projektbuxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Vlera totale e titujve që do të emetohen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2025 pritet të jetë rreth 356.4 miliardë lekë, në rënie me afërsisht 6% krahasuar me vitin 2024. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë do të jenë bonot e thesarit 12-mujore, që do të përbëjnë rreth 51% të vlerës totale të emetimeve.

 

Marrë na Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama ‘fryn’ administratën me 3900 punonjës të tjerë, në prag të zgjedhjeve
Artikulli tjetër Turqi, mijëra protestues pushtojnë sheshet në mbështetje të Imamoglut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.