KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Imzot Arjan Dodaj kritikon ligjin e gjinive: Rrezikohet kultura shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Imzot Arjan Dodaj kritikon ligjin e gjinive: Rrezikohet kultura shqiptare
AktualeFokusKomentKryesoreSociale

Imzot Arjan Dodaj kritikon ligjin e gjinive: Rrezikohet kultura shqiptare

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2025 12:30 pm
215 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv i dioqezës Tiranë-Durrës ka reaguar për miratimin e ligjit të barazisë gjinore, që u miratua në seancën e të entjes në Kuvend. Dodaj kritikoi forcën e reagimit në kulturën shqiptare, sipas tij, të atyre pak shpresave që kanë ngelur në vendin tonë. Imzot Dodaj shprehet se ligji në fjalë rrezikon kulturën shqiptare, ndërsa thekson se perëndimi nga ana tjetër, po reagon dhe po i vë diga këtij mendimi.

Në reagim, Imzot Arjan Dodaj përmend edhe politikanët, ata që në Parlamentin shqiptar sipas tij, nuk shqetësohen për kulturën e jetës dhe dinjitetit. Kryeipeshkëv i dioqezës Tiranë-Durrës thekson se kultura e njohur gjerësisht me emërtimin “Woke” po rrezikon jetën midis njerëzve, ndërsa po ashtu shton se, përballë një kulture vdekjeje, mund të mundet vetëm me jetën.

“Sot, në kulturën tonë shqiptare të fjetur e të nënshtruar nga ideologji, e kushtëzuar nga lobet e huaja që e trajtojnë jo vetëm Tempullin por edhe vendin tonë si pazar, ne nuk jemi të vetëdijshëm që është e vdekur forca e reagimit në kulturën shqiptare. Ku nuk u ngju nji reagim ma i fortë i ndërgjegjeve përballë rrëmbimit dhe të atyre pak shpresave që kanë ngelur në vendin tonë, sepse të rinjtë e kanë humbur shpresën dhe e kanë braktisur vendin. Por sot rrezikojmë t’iua vjedhim edhe atyre të rinjve që Zoti në provaninë e Tij, akoma ndoshta donte ti dhuronte këtij kombi. Por ndërsa bota perëndimore po reagon, e po i vë diga këtij mendimi të brishtë, neve që jemi më “avangard” se të tjerët bëjmë pazare në popullin tonë, në fëmijët tanë, sepse kushedi kush realitet, lobist blen mendjet e atyre që mbajnë të drejtën pa na pyt, pa kërku një referendum, një dëgjesë kombëtare, mbajnë të drejtën të sillen në mënyrë autarkike ku liria dhe mendimi yt, nuk vlejnë më. Këtu nuk është fakti me reagu me shpatë, apo me provoku dikë që shpesh herë dëgjojmë “po ku ishe ti”, këtu është fakti të jemi së bashku sepse përballë një kulture vdekjeje, mund të mundet vetëm me jetën. Kush e ka në vendin tonë këtë merak? Kush e ka këtë shqetsim për me mbjellë kulturën e jetës? Kush në parlamentin shqiptar shqetësohet për kulturën e jetës dhe dinjitetit për një familje që ndoshta është në varfëri e mjerim, sepse është përqëndru pasuria në 2% të shoqërisë shqiptare?  As 2% jo… nji! Kush shqetsohet për ato fshatra të humbur ku nuk arrin rruga, sepse jemi të shqetsum me e shit imazhin e fasadës së rrugës që shkon ku janë zonat turistike. Apo me ndërtu qendrën e Tiranës po pastaj sapo dalim në lagjet periferike, me u mbyt akoma në llucë apo rrugët e ngushta?!  Sepse njeriu s’vlen asgja, sepse për ta asnji trotuar nuk bahet, e ti duhet me ba garë me makinën ku me hedh kamën! Por ne kemi shqetsimin e kulturës “Woke”!!!  Sepse nuk jetojnë ma k’ta që zgjedhim! Nuk jetojnë ma me njerzit! Nuk jetojnë ma midis njerzve! Por nuk jetojnë ma as n’kët botë me sa duket (?)! Kur diçka nuk shkon, nuk shkon!  E s’mund t’themi se jemi t’gzuar që gjërat nuk shkojnë”- u shpreh mes të tjerash Imzot Arjan Dodaj.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për Barazinë Gjinore, me 77 vota pro, pas një seance maratonë të shoqëruar nga debate të forta politike. Pas shumë reagimesh dhe dikutimesh në Komisione Parlamentare, ligji i ri për barazinë gjinore do të zbatojë vetëm dy kategori gjinore: burrë dhe grua. Me 22 amendamente të dorëzuara në Kuvend, Partia Socialiste propozoi heqjen e termave. Tashmë drafti u miratua në seancë plenare.

 

Marrë nga Zë ri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryeqyteti “lind”, periferia “shuhet”/ Kontrasti i demografisë shqiptare
Artikulli tjetër Rebelohet stafi “woke” i BBC-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.