KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inati i shqiptarëve me hekurudhat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Inati i shqiptarëve me hekurudhat
KryesoreOpinionSocialeZhvillim

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2026 12:29 pm
429 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Auron Tare

 

Shkodranët, mjeshtrit e humorit, më kanë treguar një histori e cila me shumë gjasë është e vërtetë.

Pas vitit 1997, qeveria e kohës vendosi të rifillojë lëvizjen e trenave (çfarë kishte shpëtuar nga katrahura) dhe nisi një lokomotivë me disa vagona nga Tirana për në Shkodër.

Pas dy ditësh që treni ishte nisur, makinisti, i cili në këmbë kishte bredhur për të gjetur një telefon, raportoi se ishte ende në dalje të Lezhës.

“Pse nuk vazhdon për Shkodër?”, e kishte pyetur drejtori i kohës.

“Ku të shkoj?”, ishte përgjigjur ai. “Këtu e paskan marrë të gjithë hekurudhën.”

Kjo histori më erdhi ndër mend kur po kaloja në janar në rrugën drejt Korçës. Atje ku sot ka rrëshqitur e gjithë traseja e rrugës, mund të shohësh se bashkë me rrugën ka ikur edhe hekurudha. Jo vetëm kaq: nëse vazhdon rrugën drejt Përrenjasit, sheh pjesë të tjera të dëmtuara apo të braktisura. Madje disa nga tunelet i kanë prishur kompanitë që po ndërtojnë rrugën.

Në Luftën e Parë Botërore, Shqipëria kishte një rrjet hekurudhor nga veriu deri në afërsi të jugut. I ndërtuar nga ushtritë ndërluftuese për qëllime ushtarake, ai fillonte nga Shkodra drejt Shqipërisë së Mesme, duke u ndarë në një degë drejt Tiranës dhe një tjetër përgjatë bregut të Shkumbinit deri në Elbasan. Nëpërmjet kësaj hekurudhe u realizua edhe vizita e famshme e Arqidukës Maksimilian, trashëgimtar i fronit austro-hungarez, në Tiranë, Durrës, Kavajë e deri në Peqin, e dokumentuar me fotografi të kohës.

Ndërkohë, italianët, për qëllimet e tyre ushtarake, ndërtuan hekurudhën (dekovilin) nga Vlora drejt Selenicës dhe më pas drejt Fierit.

Me largimin e ushtrive, hekurudha i mbeti Shqipërisë dhe në segmente të ndryshme u përdor për nevoja lokale, diku me qerre e diku me karroca me kuaj. Por shumë shpejt, udha e hekurit, e ndërtuar nga inxhinierët më të mirë ushtarakë të kohës, u shkul nga banorët përgjatë saj dhe u përdor për nevojat e tyre: kush për pjergulla, kush për trarë e kush për hardhi. Kështu, në një kohë rekord, shqiptarët e asaj kohe mundën të zhduknin pa lënë gjurmë gjithë rrjetin hekurudhor Shkodër-Tiranë-Elbasan dhe atë Fier-Vlorë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria komuniste u përpoq shumë për të rifilluar hekurudhën, duke përdorur të njëjtin kontur gjeografik si ai i ndërtuar nga italianët dhe austro-hungarezët. Me punë vullnetare dhe me një propagandë të madhe, dalëngadalë hekurudha u shtrua në të njëjtën trase si ajo e dikurshmja. E përdorur gjerësisht për transportin e popullsisë dhe më vonë për nevojat e industrisë së rëndë, udha e hekurit ishte funksionale deri në rënien e komunizmit.

Pas vitit 1992 u braktis dhe shumë pak njerëz dinë për ekzistencën e saj. Sot hekurudha është jashtë funksionit në pjesën më të madhe dhe, çuditërisht, në segmentin Elbasan-Guri i Kuq është totalisht e braktisur dhe vende-vende, edhe e dëmtuar. Një pjesë e harruar, një pjesë e dëmtuar nga kompanitë që punojnë për rrugën. Asnjë përpjekje për ta ruajtur qoftë edhe si simbol historik i një kohe të shkuar, kur hekurudhat ndërtoheshin nga të rinjtë shqiptarë vullnetarisht.

Edhe pse ndoshta e panevojshme sot, ajo fare mirë mund të kthehej në një atraksion turistik e historik për të treguar një nga periudhat më domethënëse të vendit.

Ndoshta problemi ynë me hekurudhat nuk ka qenë kurrë vetëm ekonomik apo teknik. Ato janë ndërtuar disa herë dhe po aq herë i kemi lënë të shkatërrohen. Të përdorura për luftë, për propagandë, për transport, por rrallëherë jo si pasuri të përbashkët që duhet ruajtur. Sikur hekurudha, që lidh qytete e njerëz, të na ketë bezdisur gjithmonë, sepse Udha e Hekurit kërkon rregull, disiplinë dhe mirëmbajtje afatgjatë. Dhe kështu, në mënyrë simbolike, sa herë ndryshon koha apo pushteti, ne i prishim përsëri. Jo vetëm shinat prej hekuri, por edhe vetë idenë e vazhdimësisë.

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro

Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori gati për aventurën e re në Lindjen e Mesme

UEFA dhe FIFA ulin “armët”, organi më i madh i futbollit europian tërhiqet nga bojkoti

Si i ngritën shqiptarët rrjetet e kokainës në Ekuador?

KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve! Shtohet rroga me 65 mijë lekë nga 1 gushti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paralajmërimi: “Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin”
Artikulli tjetër Çmimet e ushqimeve “rëndojnë” familjet shqiptare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

170 protestues kallëzojnë Ramën në SPAK
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 26 Gusht, 2026
Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan
Analize Kryesore Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.