KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Incidentet e protestës në Zvërnec, u hiqet licenca dy kompanive të sigurisë fizike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Incidentet e protestës në Zvërnec, u hiqet licenca dy kompanive të sigurisë fizike
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Incidentet e protestës në Zvërnec, u hiqet licenca dy kompanive të sigurisë fizike

Përditësimi i fundit: 1 Qershor, 2026 11:09 am
45 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një tjetër veprim është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në lidhje me incidentet e ndodhura në Zvërnec tri ditë më parë gjatë protestave të qytetarëve kundër projektit që synohet të zhvillohet në këtë zonë.

Policia e Shtetit ka njoftuar se dy kompanive të sigurisë fizike, “Myrto Security” dhe “Major Security” iu është hequr licenca. Policia argumenton njëra pas tjetrës shkeljet e kryera nga ana e dy kompanive private, që kishin marrë përsipër sigurinë e zonës së rrethuar.

Një punonjës i “Major Security”, ndodhet i arrestuar për shkak se qëlloi me grusht një protestues ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi e tërhoqën zvarrë qytetarin, i cili ra pa ndjenja. Sipas policisë, dy të fundit kanë rezultuar se nuk ishin të licensuar nga “Major Security” për të ushtruar detyrën.

“Iu hiqet licenca 2 subjekteve ShPSF ‘Myrto Security 1.3A’ dhe ShPSF ‘Major Security’.

Vijojnë intensivisht hetimet administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për hetimin e plotë me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive në lidhje me veprimet dhe mosveprimet përgjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec, si dhe për ligjshmërinë e subjekteve private për sigurinë fizike që janë kontraktuar nga pronari, për ruajtjen dhe sigurinë fizike të pronës në Portonovë, Zvërnec. 

Në vijim të veprimeve administrative të kryera nga Departamenti për Sigurinë Publike, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe  ShPSF “Major Security”, rezultoi se të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje, konkretisht:  

Subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit.

Këta persona, gjatë tubimit, kanë ndërhyrë pa patur asnjë atribut ligjor dhe kanë goditur e tërhequr me forcë një shtetas pjesëmarrës në protestë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjithashtu, kanë reaguar kundër protestuesve me gurë dhe sende të tjera nga rrethimi i pronës. Ndaj këtyre shtetasve që kryen veprimet e dhunshme, punonjësit e ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kanë kryer asnjë veprim parandalues apo për largimin e tyre.

Ndërsa punonjësi i licencuar i subjektit ShPSF “Major Security”, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët u proceduan penalisht, dhe nga verifikimet rezultoi se dy të proceduarit nuk figuronin të regjistruar apo të licencuar nga subjekti SHPSF “Major Security”,  kryen veprime arbitrare duke shpërdoruar detyrën dhe në tejkalim të kompetencave, pasi goditi me grusht një prej protestuesve, e morën me forcë dhe e çuan në brendësi të rrethimit duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Në përfundim të hetimeve administrative, për shkeljet e konstatuara në të dy subjektet, ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, referuar ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të dy subjekteve iu hoq licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti. Hetimet penale dhe administrative vijojnë”, shkruan Policia e Shtetit.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërron jetë babai i ish-presidentit, Ilir Meta/ I jepet leje për ceremoninë mortore

Kupa e Botës: Shpërdorimet me çmimet e biletave

Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit grek në protestën në Zvërnec

Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse

SHBA kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kupa e Botës: Shpërdorimet me çmimet e biletave
Artikulli tjetër Ndërron jetë babai i ish-presidentit, Ilir Meta/ I jepet leje për ceremoninë mortore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Maj, 2026
Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.