“Monopatinën do ta marrësh pas 30 ditësh!” Kjo ishte fjalia e fundit që dëgjoi një qytetar me iniciale R.R. nga punonjësit e policisë kur ia sekuestruan mjetin e tij elektrik në fund të vitit2025.
Sot, ndërsa kalendari shënon mesin e vitit 2026, mjeti i tijnuk është gjë tjetër veçse një numër serie në një listë të gjatësekuestrimesh që duket se nuk kanë fund.
Historia e tij ështëmikrokosmosi i një krize më të gjerë që ka përfshirë mijëraqytetarë shqiptarë: një përplasje mes nevojës për siguri rrugoredhe të drejtës së pronës, e mbetur pezull në një vakum ligjor qëpo kushton miliona euro.
Gjithçka nisi në tetor të vitit 2025. Me një lëvizje të papritur, Ministria e Brendshme nxori Udhëzimin nr. 169, i cili ndalonteqarkullimin e monopatinave elektrike në rrugët urbane dhetrotuare.
Arsyetimi zyrtar ishte i thjeshtë: mungesa e standardeve rregullatore dhe rritja e rrezikut në trafik. Policia e Shtetit e mbështeti këtë aksion në nenin 102 të Kushtetutës dhenë nenet 5, 6 dhe 7 të Kodit Rrugor.
Ajo që fillimisht u komunikua si një ndalim 30-ditor, për t’i lënëkohë hartimit të një ligji të ri, u shndërrua shpejt në një situatëpa afat. Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara deri në qershor2026, numri i mjeteve të bllokuara ka arritur në 2,652 monopatina elektrike në të gjithë vendin. Ndonëse policiaraporton se 1,641 prej tyre janë tërhequr, pjesa tjetër mbetet e bllokuar në pikat e grumbullimit, duke u dëmtuar nga koha dhemungesa e mirëmbajtjes.
Juristët: “Në kufijtë e grabitjes në rrugë”
Kritikat ndaj këtij procesi kanë qenë të ashpra. Juristi RigelsXhemollari e konsideron këtë aksion si thellësisht problematik. Sipas tij, ndalimi nuk u shoqërua me një studim të detajuar apo një periudhë reale paralajmërimi, duke e cilësuar veprimin si një”përvetësim të pronës private të pabazuar në ligj”. Xhemollari shkon deri aty sa ta quajë situatën “në kufijtë e grabitjes në rrugë”, duke vlerësuar se mbi 1 milion euro vlerëmonopatinash po degradohen në dyert e komisariateve.Investigim mbi krizën e sekuestrimevemasive të monopatinave në Shqipëri
R.R. nuk e kishte blerë monopatinën për argëtim. Për të, ajo ishte një investim i domosdoshëm. Si kamerier në zonën e Arenës Kombëtare, ai përballej çdo ditë me trafikun e rënduar të Tiranës dhe me vonesat e transportit publik. Për muaj të tërë kishte kursyer nga paga e tij për të blerë monopatinën së bashku me një mik, duke ndarë koston prej 500 eurosh.
“Për mua nuk ishte luks. Ishte mënyra më e shpejtë për të shkuar në punë. Nga momenti që e mora, kurseja të paktën një orë në ditë,” tregon ai.
Sipas tij, monopatina kishte ndryshuar rutinën e përditshme. Nuk priste më autobusin në mëngjes dhe nuk shpenzonte para për taksi kur mbaronte turnin vonë në mbrëmje. Çdo ditë përshkonte të njëjtën rrugë, duke e konsideruar mjetin si pjesë të pandashme të jetës së tij.
Por gjithçka ndryshoi brenda pak minutash.
Në ditën kur u ndalua nga policia pranë Qytetit Studenti, ai mendoi se bëhej fjalë për një kontroll rutinë. Fillimisht nuk e kuptoi se mjeti do t’i sekuestrohej. Sipas tij, komunikimi ishte i paqartë dhe askush nuk i dha një shpjegim të plotë për mënyrën se si mund ta rimerrte.
“Pyeta disa herë se çfarë duhet të bëja. Më thanë vetëm të paraqitesha me faturën. Kur u thashë se nuk e kisha më, sepse kishin kaluar vite nga blerja, ngritën supet,” kujton ai.
Për javë të tëra ai telefonoi numra të ndryshëm institucionesh, kërkoi informacion dhe pyeti në komisariate të ndryshme. Në çdo rast merrte përgjigje të ndryshme. Disa i thoshin të priste ligjin e ri, të tjerë ta kërkonte në një strukturë tjetër.
Ndërkohë, kostot për të po shtoheshin. Ai u detyrua të rikthehej te transporti publik dhe shpesh humbiste linjat për shkak të orareve të zgjatura në punë.
“Disa herë më është dashur të ec në këmbë për më shumë se 40 minuta. Nuk është vetëm çështje parash. Është koha që humbet çdo ditë,” thotë ai.
Sot, më shumë se gjashtë muaj pas sekuestrimit, ai nuk ka më shpresë se do ta marrë sërish monopatinën.
“Kam përshtypjen se është zhdukur. Edhe nëse ma kthejnë, kush më garanton se bateria dhe pjesët e tjera janë në gjendje pune?” pyet ai.
“Këta janë shtet i paparashikueshëm”.
Një tjetër rast, ai i qytetarit K.L., nxjerr në pah dështimet e administrimit. Edhe pse ai kishte faturën e blerjes, policia ikomunikoi se mjeti nuk gjendej më në ambientet e sekuestruara, duke mos e lejuar as ta kërkonte vetë. Këto rastedëshmojnë një konfuzion të thellë brenda strukturave të policisëse si duhet menaxhuar ky proces.
Monopatina e sekuestruar që u zhduk pa gjurmë
Nëse rasti i R.R. ngre pikëpyetje mbi procedurat, historia e K.L. shkon edhe më tej, duke nxjerrë në pah problemet e administrimit të mjeteve të sekuestruara.
K.L. kishte ruajtur faturën e blerjes. Për këtë arsye, ai ishte i bindur se procesi i kthimit do të ishte i thjeshtë. Menjëherë pasi u informua për procedurat, përgatiti dokumentacionin dhe iu drejtua strukturave përkatëse.
“Shkova i qetë sepse kisha gjithçka që më kërkuan,” tregon ai.
Por ajo që ndodhi më pas e la të habitur.
Sipas dëshmisë së tij, pas verifikimeve fillestare iu komunikua se monopatina nuk ndodhej më në ambientin ku duhej të ruhej.
“Nuk po e besoja atë që dëgjoja. Mendova se ishte keqkuptim,” thotë ai.
Ai kërkoi të hynte vetë në ambientin ku ruheshin mjetet për të kontrolluar numrin serial, por pretendon se nuk iu lejua.
“Si mund të më thuash se nuk e gjen mjetin tim dhe në të njëjtën kohë të mos më lejosh ta kërkoj?” pyet ai.
Pas kësaj nisi një seri kërkesash dhe ankesash administrative. K.L. thotë se ka trokitur në disa institucione pa marrë një përgjigje përfundimtare.
“Askush nuk më tha ku është. Askush nuk më tha kush mban përgjegjësi. Të gjithë më dërgonin diku tjetër.”
Për të, problemi nuk është më vetëm humbja e monopatinës.
“Nëse shteti ta merr pronën, duhet të ta kthejë ose të të japë llogari. Nuk mund të zhduket pa asnjë shpjegim,” shprehet ai.
Rasti i tij mbetet një nga shembujt më të qartë të konfuzionit që ka shoqëruar procesin e sekuestrimeve.
Të rinjtë që mbetën pa alternativë
Rastet e R.R. dhe K.L. nuk janë të izoluara. Të dy përfaqësojnë një brez qytetarësh që e përqafuan monopatinën elektrike si alternativë ndaj trafikut, kostove të larta të karburantit dhe mungesës së infrastrukturës moderne të transportit publik.
Në Tiranë, përdorimi i monopatinave ishte rritur ndjeshëm pas pandemisë. Për shumë studentë, kamarierë, shpërndarës porosish dhe punonjës të sektorit privat, ato ishin bërë mjeti më ekonomik për lëvizje.
Shumë prej tyre investuan kursimet personale në mjete që kushtonin nga 300 deri në 1,500 euro. Sot, një pjesë e konsiderueshme e këtyre investimeve mbetet e bllokuar në depot e policisë.
Ekspertët paralajmërojnë se sa më shumë të zgjasë kjo situatë, aq më e madhe do të jetë humbja ekonomike. Bateritë e monopatinave degradohen kur qëndrojnë për periudha të gjata pa përdorim, ndërsa lagështira dhe kushtet e papërshtatshme të magazinimit mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.
Për shumë qytetarë, frika më e madhe nuk është vetëm humbja e mjetit, por fakti se edhe nëse ai kthehet, mund të mos ketë më të njëjtën vlerë ose funksionalitet.
Kjo është arsyeja pse debati për monopatinat nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë rrugore. Ai prek drejtpërdrejt raportin mes shtetit dhe qytetarit, të drejtën e pronës dhe mënyrën se si institucionet administrojnë pasuritë e sekuestruara.
Ekspertët: Rregullim, jo Ndalim
Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, pranon se monopatinatparaqesin rrezik, sidomos kur përdoren nga të mitur, me dypersona, ose pa respektuar sinjalistikën. Megjithatë, ai theksonse zgjidhja nuk është sekuestrimi total, por një kuadër i qartërregullator. Propozimet e tij përfshijnë:
• Kufizimin e shpejtësisë në 25 km/h;
• Moshën minimale 15 vjeç;
• Identifikimin me numër serial;
• Përdorimin e korsive të biçikletave, si në vendet e BE-së.
Qibini hedh poshtë argumentin e mungesës së infrastrukturës sibazë për ndalim: “Në disa rrugë të Tiranës nuk ka korsi as përbiçikletat… nëse nisemi nga kjo premisë, duhet të bllokojmë çdomjet transporti”.
Pasojat Ekonomike dhe Bizneset e Goditura
Kriza nuk ka prekur vetëm individët, por edhe tregun. Shitësit e monopatinave, që panë një rritje të kërkesës pas pandemisë, tanipërballen me falimentin. Shumë tregtarë kanë blerë mijëra mjetepa asnjë paralajmërim për ndalimin e mundshëm, dhe tanigjenden me magazina plot dhe një treg të vdekur. Ky bllokim ka goditur një industri të tërë të transportit ekologjik, duke e kthyerShqipërinë hapa pas në lëvizshmërinë urbane.
Një e ardhme në pritje
Në dyert e komisariateve të policisë, qindra monopatinavazhdojnë të mbeten të grumbulluara, duke humbur vlerën çdoditë që kalon. Për shumë qytetarë, ato nuk ishin thjesht “lodra”, por mjete pune, kursime dhe kohë e fituar në trafikun e rënduartë kryeqytetit.
Pyetja thelbësore mbetet: Kur do të marrë fund kjo”përkohshmëri”? Policia thotë se po pret kuadrin e ri ligjor, por pa një afat të qartë, ky ndalim po shndërrohet në një situatëtë përhershme. Derisa vullneti politik të përputhet me nevojat e qytetarëve për lëvizje dhe siguri, “Fatura e humbur” do të mbetetsimboli i një shteti që zgjedh ndalimin përpara rregullimit, duke lënë qytetarët e tij të presin për një drejtësi që duket se ka humbur rrugën.
Për kamerierin R.R. dhe mijëra të tjerë, përgjigjja është e hidhur: “Për mua, ato 500 euro kanë humbur!”.
Marrë nga VoxNews.al