KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritje e fortë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rritje e fortë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Rritje e fortë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2026 11:02 am
152 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tregu i pasurive të paluajtshme ka shënuar rritjen më të fortë mes aktiviteteve të shërbimeve në tremujorin e parë të vitit 2026, duke konfirmuar se ekonomia vijon të mbështetet ndjeshëm te ndërtimi dhe qarkullimi i pronave.

Të dhënat e INSTAT për statistikat afatshkurtra të shërbimeve tregojnë se aktivitetet e pasurive të paluajtshme regjistruan rritje të shitjeve neto në volum me 31.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

Rritja është dukshëm më e lartë se në shumicën e aktiviteteve të tjera të shërbimeve dhe vjen në të njëjtën periudhë kur edhe ndërtimi vijon të zgjerohet, sipas të dhënave të veçanta të INSTAT për prodhuesit e të mirave.

Pasuritë e paluajtshme përfshihen te shërbimet sepse ky aktivitet nuk mat ndërtimin e objekteve, por qarkullimin ekonomik të pronës, si shitblerjet, dhënien me qira, ndërmjetësimin imobiliar dhe administrimin e pasurive.

Përveç shitjeve, edhe treguesit e punësimit dhe pagave në këtë sektor kanë shënuar rritje të fortë. Sipas INSTAT, punësimi në aktivitetet e pasurive të paluajtshme u rrit me 22.5%, ndërsa fondi i pagave u rrit me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto të dhëna tregojnë se aktiviteti në tregun e pronave nuk është rritur vetëm në vlerë shitjesh, por edhe në numër të punësuarish dhe pagesa të deklaruara në sektor.

Rritja e fortë e pasurive të paluajtshme lidhet me dinamizmin e tregut të banesave, qirave, ndërmjetësimit dhe shërbimeve të tjera të lidhura me pronën. Në praktikë, sektori përfiton nga volumi i lartë i ndërtimeve, shitjet e apartamenteve, qarkullimi i pronave ekzistuese dhe kërkesa për qira.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se edhe turizmi vijon të mbështesë sektorin e shërbimeve. Hotelet regjistruan rritje të shitjeve neto në volum me 12.6%, ndërsa bar-restorantet me 8.4%. Punësimi në hotele u rrit me 9.4%, ndërsa fondi i pagave në këtë aktivitet u rrit me 22%.

Rritje shënoi edhe tregtia, me 4.6%, si dhe aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë, me 8%, një tregues që lidhet gjithashtu indirekt me ecurinë e sektorit të ndërtimit dhe projekteve të reja.

Por jo të gjitha aktivitetet e shërbimeve ishin në rritje. Transporti, magazinimi dhe posta shënuan rënie të shitjeve me 3.8%, ndërsa informacioni dhe komunikacioni ra me 1.6%. Aktivitetet ligjore dhe të kontabilitetit ranë me 4.3%, ndërsa administrimi i zyrave dhe mbështetja administrative shënuan rënie 5.4%.

Tabloja tregon se shërbimet po ecin me ritme të ndryshme. Në krye të rritjes qëndron real estate, i ndjekur nga hotelet, bar-restorantet dhe aktivitetet e lidhura me arkitekturën e inxhinierinë. Në anën tjetër, disa sektorë si transporti, administrimi i zyrave dhe shërbimet ligjore e kontabël kanë shënuar rënie.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, ekonomia e shërbimeve duket se është mbështetur fort te tregu i pronave dhe turizmi. Rritja e pasurive të paluajtshme, bashkë me ecurinë pozitive të ndërtimit, tregon se kantieret, apartamentet, qiratë dhe ndërmjetësimi imobiliar vijojnë të jenë ndër motorët kryesorë të aktivitetit ekonomik në vend.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Investigim mbi krizën e sekuestrimeve masive të monopatinave në Shqipëri
Artikulli tjetër Industria bie, ndërtimi vazhdon rritjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.