KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Investimi historik” i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Investimi historik” i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

“Investimi historik” i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat

Përditësimi i fundit: 25 Shtator, 2025 4:19 pm
187 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Tre vjet pas një investimi prej 40 milionë lekësh të mburrur me superlativa nga kryeministri Rama, fusha e mbetjeve në Bashkinë e Matit është në kushte emergjence dhe e tejmbushur nga plehrat, ndërsa pret ende një zgjidhje nga qeveria.

Gjatë një vizite në Burrel në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama inspektoi një investim të qeverisë për rehabilitimin e fushës së mbetjeve në Bashkinë e Matit dhe e vlerësoi atë si ‘një transformim historik”.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ky transformim i madh me sistemimin e mbetjeve është historik, sepse kjo zonë ka qenë e mbytur nga plehrat,” tha Rama, ndërsa kërkoi një kulturë të re të pastrimit.

Projekti për rehabilitimin e vendepozitimit të mbetjeve në bashkinë e Matit u krye përmes një investimi prej 40 milionë lekësh të Ministrisë së Mjedisit, por tre vjet më pas, gangrena me trajtimin e mbetjeve vazhdon e pandryshuar.

BIRN e vizitoi venddepozitimin në të dalë të qytetit të Burrelit në fillim të shtatorit dhe vëzhgoi një pirg mbeturinash të bëra njësh me rrugën, pasi investimi i ri kishte bërë bark dhe i pengonte makinat e bashkisë që t’i shkarkonin mbetjet brenda rrethimit.

Mes pirgjeve të plehrave, disa banorë rrëmojnë në kërkim të materialeve të riciklueshme me të cilat sigurojnë jetesën.

“Makina nuk mund t’i shkarkojë mbetjet në landfill, pasi ka rrëshqitur toka,” thotë njëri prej grumbulluesve. “Në qendër të landfillit ka plasur ujë, duke shkaktuar gropë,” shtoi më tej ai.

Ministria e Mjedisit kontraktoi kompaninë Alba Kontruksion për punimet dhe i mori ato në dorëzim, për t’ia kaluar më pas landfillin Bashkisë së Matit për administrim.

Por Bashkia vazhdon ta quajë fushën e mbetjeve venddepozitim dhe problemin e trajtimit të tyre ende të pazgjidhur.

“Në Bashkinë Mat momentalisht nuk përpunohen dhe nuk riciklohen mbetje. Ato vend-depozitohen në vend-depozitimin e rehabilituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit… Bazuar dhe në planin lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve, jemi në pritje të një investimi dhe ristrukturimi të ri për menaxhimin e mbetjeve në rang qarku,” deklaroi Bashkia.

Nezir Rizvani, ish-kryetari demokrat i Bashkisë së Matit i tha BIRN se projekti për landfillin e Matit ishte i dështuar, “pasi u bë pa studim gjeologjik”.

“Tani aty kanë plasur ujrat nëntokësore, duke shkaktuar rrëshqitje dherash si dhe dëmtimin e njërës faqe të murit mbajtës.  Kështu situata e menaxhimit të mbetjeve, ka dalë totalisht jashtë kontrollit,” deklaroi ai.

Projekti i rehabilitimit të vendepozitimit të mbetjeve ngjalli fillimisht shpresë për bashkinë veriore të Matit, e cila i shkarkon ato në të njëjtin vend prej vitit 1997. Njësoj si në bashkitë e tjera të vendit, edhe në Mat mbetjet nuk trajtohen, por grumbullohen të pandara në burim dhe transportohen në venddepozitim.

Deputetja demokrate për qarkun e Dibrës, Denisa Vata i tha BIRN se i ashtuquajturi landfill nuk i plotëson kushtet mjedisore edhe pas parave të shpenzuara nga Ministria e Mjedisit për rehabilitimin e tij.

“Mbi ish-sipërfaqen e hapur ku hidheshin mbetjet në vijimësi, u ndërtua në vitin 2021 i ashtuquajturi landfill. Në tërësinë e këtij ndërtimi bëjnë pjesë vetëm dy mure mbajtëse në drejtimin veri -lindje, si dhe një shtresë rëre në bazën e tij dhe thuaj asgjë tjetër,” tha Vata.

Pavarësisht situatës së rënduar, Bashkia e Matit i tha BIRN përmes përgjigjes me shkrim se nuk kishte vështirësi financiare për menaxhimin e mbetjeve, pasi i siguronte ato nga të ardhurat që grumbullon nga tarifa e pastrimit.

Por përfaqësuesit lokalë të opozitës ngulmojnë se menaxhimi i mbetjeve është një nga problemet kryesore të bashkisë.

“Koshat e hedhjes së mbetjeve mungojnë, duke bërë kështu mbingarkimin e tyre. Ndërkohë kjo pengon edhe ndarjen në burim të mbetjeve,” tha Vata për BIRN.

“Më e rënda është se jo vetëm mbetjet e ngurta, por edhe ato spitalore bashkohen në koshat e përbashkët,” përfundoi ajo.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend
Artikulli tjetër Të diplomuarit shqiptarë, më pak të paguarit në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.