Një ndërhyrje e jashtëzakonshme diplomatike e ka rikthyer futbollin italian në diskutimet për Kupën e Botës, me një të dërguar special të SHBA-së që konfirmon se ka kërkuar zyrtarisht që FIFA të zëvendësojë Iranin me Italinë në turneun e kësaj vere.
Nga ana tjetër, Italia ka hedhur poshtë çdo mundësi për një ‘ftesë’ të pazakontë në Kupën e Botës 2026, duke refuzuar idenë e propozuar për zëvendësimin e Irani në këtë turne.
Zyrtarët italianë e kundërshtuan ashpër sugjerimin, me Ministrin e Sportit Andrea Abodi që tha të enjten se “para së gjithash, nuk është e mundur. Së dyti, nuk është një ide e mirë”.
Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi, ishte i prerë në qëndrimin e tij: “Një mundësi e dytë për Italinë në Botëror nuk është e përshtatshme, kualifikimi duhet të arrihet në fushë”.
Luciano Buonfiglio, presidenti i Komitetit Olimpik Italian, i cili mbikëqyr të gjitha sportet në Itali, gjithashtu e hodhi poshtë idenë.
«Do të ndihesha i ofenduar», tha Buonfiglio. «Duhet ta meritosh të shkosh në Kupën e Botës».
Ministri i Financave i Italisë, Giancarlo Giorgetti, e quajti shkëmbimin e sugjeruar “të turpshëm”.