KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Keq-raportimi i aksidentit në Durrës ngre shqetësim për shkelje të etikës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Keq-raportimi i aksidentit në Durrës ngre shqetësim për shkelje të etikës
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Keq-raportimi i aksidentit në Durrës ngre shqetësim për shkelje të etikës

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 10:42 am
135 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mënyra se si u raportua aksidenti tragjik i së dielës në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur, ka nxitur reagime të forta nga institucionet dhe organizatat e medias. Publikimi i pamjeve të ndjeshme nga vendngjarja dhe detajeve identifikuese ka rikthyer debatin mbi kufijtë etikë të raportimit.

Ngjarja ndodhi më 3 maj, në zonën e ish-kënetës, ku një makinë mori përpara një grup fëmijësh që po luanin në trotuar. Drejtuesi i automjetit, i cili më vonë rezultoi të ishte i dehur, u largua duke përshkallëzuar indinjatën e dëshmitarëve.

Rasti mori përmasa të mëdha mediatike, me shpërndarje të gjerë të pamjeve dhe detajeve nga vendngjarja, duke ngritur shqetësime për cenim të dinjitetit të viktimave dhe familjarëve të tyre.

Organizatat e medias dhe institucionet reaguan të hënën duke kërkuar respektimin e standardeve profesionale dhe etike në raportim.

Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) theksoi sot se, ndonëse ngjarja përbën interes të lartë publik, kjo nuk justifikon publikimin e pamjeve të rënda.

“Në të gjitha kodet e etikës në botë, edhe në Kodin e Etikës së Gazetarit Shqiptar, një nga standardet e gjithëpranuara është se vdekja dhe makabriteti nuk duhen sensacionalizuar”, thuhet në reagimin e KSHM-së.

Sipas Këshillit, publikimi i pamjeve të tilla shkakton dëm emocional për familjet dhe krijon tronditje të panevojshme për publikun, veçanërisht kur viktimat janë fëmijë.

KMSH sugjeroi se raportimi i dinamikës së ngjarjes mund të realizohet përmes formave alternative, pa cenuar dinjitetin e viktimave.

“Me mjete të thjeshta, përfshirë ilustrime të krijuara me inteligjencë artificiale, mund të shpjegohet ngjarja pa shkelur mbi dhimbjen e familjarëve”, theksohet më tej.

KSHM ngriti gjithashtu shqetësim për publikimin e elementeve që mund të çojnë në identifikimin e fëmijëve.

“Sipas kodeve të etikës, media nuk duhet të publikojë identitetin e fëmijëve apo detaje që mund t’i identifikojnë ata. Argumenti se ‘dikush tjetër e publikoi më parë’ nuk është justifikim”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), duke kërkuar ndalimin e publikimit të pamjeve nga aksidenti.

“Publikimi i këtyre materialeve nuk i shërben informimit publik dhe cenon dinjitetin e viktimave, duke rënduar më tej dhimbjen e familjeve”, deklaroi AGSH.

Edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) u bëri thirrje mediave të shmangin sensacionalizmin dhe garën për klikime.

“Të ‘vrasësh’ dhe rivrasësh përmes imazheve, duke ekspozuar dhimbjen njerëzore, është shkelje e rëndë e etikës dhe standardeve profesionale”, u shpreh kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.

Reagimet e institucioneve nxjerrin në pah një problem të përsëritur në raportimin e ngjarjeve të rënda në Shqipëri: balancën mes të drejtës për informim dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor.

Rasti i Durrësit rikthen nevojën për vetërregullim më të fortë dhe përgjegjësi editoriale, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë dhe përmbajtje me ndjeshmëri të lartë.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Skandali seksual” në JPMorgan merr kthesë, indiani një “mashtrues serial”
Artikulli tjetër Kush po ndërton në zonën e mbrotjur Pishë-Poro-Nartë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.