KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Koalicioni pro familjes kërkon në Presidencë, mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Koalicioni pro familjes kërkon në Presidencë, mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore
AktualeFokusKomentKryesoreSociale

Koalicioni pro familjes kërkon në Presidencë, mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 12:17 pm
219 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Sot, përfaqësues të Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës kanë shkuar në Presidencë, duke i kërkuar Bajram Begajt që të mos dekretojë ligjin për Barazinë Gjinore, që kaloi në Kuvend me votat e socialistëve. Pastori Akil Pano ka qenë në ambientet e presidencës, ndërkohë që një përfaqësi e koalicionit ka protestuar në ambientet e jashtme. Në fjalën e tij për mediat, Pano e cilësoi ligjin si “antifamilje”, “antiliri” dhe “anti-Zot”, duke paraqitur një listë me 30 arsye pse kreu i shtetit duhet ta kthejë mbrapsht.

Në deklaratën për mediat, koalicioni argumentoi se ligji në fjalë cënon rëndë Kushtetutën, familjen si themel i shoqërisë dhe të drejtën natyrore të shqiptarëve. Sipas tyre, ky ligj nuk është një përafrim me Bashkimin Europian, por një largim, duke theksuar se 21 vende anëtare të BE-së e kanë refuzuar këtë model. Ata pretendojnë se ligji synon promovimin e një “ideologjie të huaj” që cënon drejtpërdrejt sovranitetin kombëtar dhe shkel rendin kushtetues.

Ndër shqetësimet kryesore të artikuluara ishte se ligji imponon kuota të detyruara gjinore të bazuara jo në gjini, por në ideologji, si në institucionet publike ashtu edhe ato private. Kjo, sipas koalicionit, zëvendëson meritën me ideologjinë dhe i kthen institucionet në “zyra propagande ideologjike”. U përmend gjithashtu rreziku i vendosjes së censurës mbi fenë, lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë e fjalës, si dhe përmbysja e parimit të drejtësisë duke i vendosur barrën e provës të akuzuarit.

Akil Pano: Kaloi nga mazhoranca në parlamentin e Shqipërisë me 77 vota, ligji për barazinë gjinore. Presidenti është hallka e fundit, i cili institucionalisht ka të drejtë të mos dekretojë këtë ligj. Pra, sjellim përpara tryezës presidenciale një kauzë, kauzën e familjes, kauzën e Shqipërisë. President, mos dekreto ligjin antifamilje, anti liri, anti Zot, ligjin për censurën, ligjin për dehumanizimin e shqiptarëve, ligjin i cili do të indoktrinojë fëmijët shqiptarë nëpërmjet ideologjisë gjinore në shkolla. Më lejoni që të lexoj shkurtimisht përmbajtjen e kërkesës tonë si Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës për mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore.

I nderuar president, me anë të këtij dokumenti, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës paraqet përpara jush sot kërkesën për mosdekretimin e ligjit që cënon kushtetutën, familjen, të drejtën natyrore të shqiptarëve, të miratuar në kuvend në datën 6 nëntor të vitit 2025. Ky ligj në formën që ka synon promovimin e një ideologjie të huaj të caktuar që cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e vendit. Shkel rendin kushtetues, parimin e lirisë së ndërgjegjes, lirinë e shprehjes dhe identitetin biologjik e natyror të njeriut. Ja ku janë 30 arsyet përse ligji për barazinë gjinore nuk duhet të bëhet kurrë ligji i shqiptarëve dhe ligj në Shqipëri.

Së pari, sepse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sepse nuk është përafrim, por largim nga Bashkimi Europian. Kurrë nuk ka qenë një kërkesë e Bashkimit Europian miratimi i këtij ligji nga Parlamenti i Shqipërisë. Sepse 21 shtete të Bashkimit Europian e kanë refuzuar këtë model. Sepse dhe gjykatat më të larta perëndimore kanë refuzuar këtë ideologji. Sepse ligji rrezikon raportin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është shumë e rëndësishme për ta theksuar. Sepse cënon familjen, themelin e shoqërisë. Sepse cënon të drejtën natyrore të prindërve. Sepse imponon kuota të detyruara gjinore jo mbi gjini, por mbi ideologji, mbi institucionet publike dhe private. Sepse zëvendëson meritën me ideologjinë.

Sepse i kthen institucionet publike në zyra propagande ideologjike. Sepse bie ndesh me Kodin e Familjes, Kodin Civil dhe kodet e tjera në Republikën e Shqipërisë. Sepse cënon lirinë e shprehjes dhe të medias. Sepse vendos censurë mbi fenë, mbi lirinë e ndërgjegjes dhe mbi lirinë e fjalës. Sepse përmbys parimin e drejtësisë, duke vendosur barrën e provës tek i akuzuari. Sepse shkatërron arsimin dhe edukimin shkencor. Sepse kthen universitetet në qendra propagande. Sepse shkatërron drejtësinë. Sepse shkatërron drejtësinë në sporte. Sepse rrezikon shëndetin dhe sistemin shëndetësor në Shqipëri. Sepse përmbys rendin moral dhe kulturor shqiptar. Sepse krijon kaos social, ligjor dhe institucional. Sepse vendos një standard të rrezikshëm për censurën shtetërore. Sepse krijon ndarje artificiale të imponuar në shoqëri.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lamine Yamal përjashtohet nga kombëtarja spanjolle
Artikulli tjetër Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.