KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kodi i ri Penal, bie “shpifja” dhe “fyerja”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kodi i ri Penal, bie “shpifja” dhe “fyerja”
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Kodi i ri Penal, bie “shpifja” dhe “fyerja”

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2025 12:18 pm
211 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Jo pa vështirësi dhe në mbrojtje të draftit të Kodit të ri Penal, kreu i grupit të punës, Arben Rakipi tha se “do të hiqen nga Kodi i ri Penal nenet 863 dhe 865”, që kanë të bëjnë specifikisht për akuzën e “shpifjes” dhe “fyerjes”. Këtë “premtim” Rakipi e dha gjatë diskutimit në “tryezën kunsultative për draft-kodin penal” të mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë me përfaqësues të medias dhe kreun e Ministrisë së Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Drejtuesja e AMA-s, Armela Krasniqi dhe dekani i Fakultetit të Gazetarisë, prof Mark Marku, ngritën shqetësimin se disa nene të Kodit të Ri Penal kriminalizojnë punën e medias dhe interpretimet ligjore të disa neneve të këtij drafti prekin drejtpërdrejt misionin me të cilën media ka si qëllim.

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i cilësoi si të shëndetshme diskutimet që po bëhen nga grupe të shumta interesi mbi këtë draft.

“Çdo diskutim në këtë fazë është mjaft i vlefshëm dhe jemi të prirur të dëgjojmë çdo kritikë dhe propozim për ndryshime specifike në Kodin e ri Penal”, tha ministri.

Sipas tij, nga momenti i publikimit të draftit dhe deri më tani “200 dispozita ligjore janë ndryshuar”.

Nenet

Specifikisht nenet 235 “Përdhosja e Republikës dhe simboleve të saj”; neni 515 “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete të procedimit penal”; neni 636 “Ndikim në pavarësinë e Gjyqësorit”, neni 863 “Fyerja” dhe 865 “Shpifja”; neni 267 “Përvetësimi, përpunimi dhe shpërndarja e paautorizuar e të dhënave”, konsiderohen si problematike nga organizma mediatike dhe gazetarë.

“Gazetarët rrezikojnë ndëshkim penal për forma të ligjshme të kritikës demokratike. Ata rrezikojnë të vetëcensurohen për të shmangur interpretime penale të ‘përdhosjes’, të cituar në këtë nen (pra neni 235). Emisionet satirike, komentet politike, karikaturat ose postimet kritike në rrjete sociale mund të konsiderohen ‘tallje’, sipas përkufizimit të parashikuar në këtë nen të Kodit Penal. Me duhet të shtoj këtu se nuk ka një përkufizim të saktë ligjor të konceptit, ‘tallje’, ‘përbuzje’, ‘përçmim”, tha drejtuesja e AMA-s, Armela Krasniqi.

Më tej ajo tha se draftit i mungojnë përkufizimet e sakta për termat “kërcënim serioz”, “opinion”, “media/platforma online”, “ndikim në pavarësinë e gjyqësorit”.

“Kjo, në gjykimin tonë lë hapësira për interpretim të gjërë, të cilat shpesh mund të jenë të gabuara. Heqja e nevojës për të provuar se gazetari e dinte që informacioni ishte i rremë, kjo bie ndesh me praktikën europiane kur shpifja si vepër penale kërkon që informacioni të jetë i përhapur me keqdashje, veçanërisht kur lidhet me figura publike”, tha Krasniqi.

Gjithashtu edhe prof Mark Marku pasi citoi disa nene të Kodit të ri Penal, në të njëjtën frymë kërkoi që grupi i punës t’i merrte në konsideratë të gjitha vërejtjet, pasi lihen hapësira të mëdha për ndëshkimin e medias dhe ndikimit të drejtpërdrejt në cënimin e lirisë së shprehjes.

Reagimi

Kreu i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, ish-kryeprokurori Arben Rakipi dhe një nga anëtarët e grupit të punës, prokurori Ylli Pjetërnikaj, mbrojtën Kodin e ri Penal, duke cituar herë pas here se ishin marrë praktikat më të mira të vendeve të BE-së.

Megjithatë, në fund të diskutimeve pas një debati të zgjedhur, Rakipi u shpreh se nenet 863 dhe 865 do të hiqen nga Kodi i ri Penal.

Për nenet e tjera, ku specifikisht preket media në mënyrë direkte apo indirekte u tha se do të merren në shqyrtim propozimet dhe në mesin e muajit dhjetor mund të kishte një draft të ri me ndryshimet përkatëse.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë
Artikulli tjetër A janë universitetet publike shqiptare jashtë renditjes botërore të TIMES?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.