KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kolumbia siguron kualifikimin në Botëror, me një fitore minimale ndaj RD Kongos
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kolumbia siguron kualifikimin në Botëror, me një fitore minimale ndaj RD Kongos
AktualeAnalizeSocialeSporti

Kolumbia siguron kualifikimin në Botëror, me një fitore minimale ndaj RD Kongos

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2026 9:26 am
192 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kolumbia ka prerë biletën për në raundin e 32 skuadrave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Republikën Demokratike të Kongos në ndeshjen e Grupit K, të zhvilluar në “Estadio Guadalajara”.

Amerikano-jugorët dominuan që në minutat e para dhe krijuan një sërë rastesh të pastra shënimi.

Daniel Muñoz ishte pranë golit që në fillim, ndërsa portieri Lionel Mpasi u bë protagonist me disa pritje vendimtare ndaj Jhon Arias dhe Luis Díaz, duke mbajtur në lojë përfaqësuesen afrikane.

Kolumbia gjeti edhe rrugën e rrjetës në pjesën e parë, por goli i Muñoz u anulua për pozicion jashtë loje. Pavarësisht dominimit të plotë dhe pesë goditjeve në kuadrat para pushimit, skuadra e Néstor Lorenzos nuk arriti të zhbllokonte rezultatin në 45 minutat e para.

E njëjta tablo vazhdoi edhe pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, me Mpasi që vijoi të ishte pengesa kryesore për kolumbianët.

Megjithatë, në minutën e 76-të erdhi momenti vendimtar. Daniel Muñoz gjeti cepin e portës me një goditje të saktë dhe realizoi golin e dytë personal në këtë Botëror, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Luis Díaz dërgoi topin në rrjetë edhe dy herë të tjera, por të dy golat u anuluan, njëri për faull dhe tjetri për pozicion jashtë loje. Në fund, Kolumbia administroi avantazhin dhe siguroi tri pikë të merituara.

Me këtë fitore, Kolumbia ngjitet në krye të Grupit K dhe siguron matematikisht kualifikimin në raundin e 32 skuadrave.

Në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Portugalisë, një fitore ose barazim do t’i mjaftojë për të mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë.

 

Marrë nga TCH

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kroacia mban gjallë ëndrrën e Botërorit, Budimir fundos Panamanë
Artikulli tjetër Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.