KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompanitë ANK dhe 2T morrën miliona euro dhe shkatërruan rrugën Librazhd-Elbasan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kompanitë ANK dhe 2T morrën miliona euro dhe shkatërruan rrugën Librazhd-Elbasan
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kompanitë ANK dhe 2T morrën miliona euro dhe shkatërruan rrugën Librazhd-Elbasan

Përditësimi i fundit: 23 Shkurt, 2026 10:08 am
394 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Bllokimi i aksit Librazhd–Elbasan ka nxjerrë në pah problematikat e rënda të krijuara pas ndërhyrjeve në kuadër të Korridorit VIII. Kompanitë ANK dhe 2T, të drejtuara nga vëllezërit Kola dhe Sako, kanë përfituar miliona euro nga tenderët publikë për këtë segment, ndërsa sot rruga përballet me shembje, plasaritje dhe kaos në qarkullim, duke lënë të izoluar juglindjen e vendit….

Juglindja e vendit është izoluar totalisht ditën e sotme. Aksi që lidh Librazhdin me Prrenjasin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe për pasojë, është bllokuar rruga kryesore që lidh Tiranën dhe Elbasanin me Korçën apo Pogradecin.

Policia ka sugjeruar si rrugë alternative aksin Maliq–Gramsh–Tiranë, por edhe ky aks ka shumë probleme dhe është bllokuar për shkak të disa trajlerave, duke bërë që shumë familje të jenë prej 7-8 orësh në trafik dhe të kemi një situatë kaotike.

Por pse ka ardhur ky kaos? A duhet të mbajë dikush përgjegjësi?

Në rrugën Librazhd–Prrenjas është ndërhyrë para 25 vitesh dhe që në atë kohë nuk ka pasur aspak probleme, si në argjinaturat mbajtëse, ashtu edhe në ura. Por pas nisjes së punimeve për Korridorin VIII, ky aks ka filluar të ketë shumë problematika. Fillimisht pati rrëshqitje dherash, ndërsa tani vetë rruga ka shembje dhe, po ashtu, një urë është plasaritur dhe ka rrezik që të shembet, duke krijuar një katastrofë të vërtetë.

Traseja e rrugës së re kalon sipër aksit ku ka shembje

Por nëse shihni pamjet, në zonën ku ka rrëshqitje dherash dhe dëmtim të rrugës po ndërtohet traseja e re e Korridorit VIII, trase e cila kalon mbi pjesën ku ka problem. Ndërsa pak më poshtë është ndërhyrë në argjinaturën e lumit. Që nga Elbasani dhe deri aty, ndërhyrja ka qenë në lumin Shkumbin, duke e masakruar shtratin dhe duket se tani të gjithë po vuajnë pasojat.

Padyshim kjo situatë ka dy përgjegjës: “ANK” dhe “2T”.

Kompania “2T” ka qenë përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit Librazhd–Hotolisht. Mirëpo, në momentin që pati rrëshqitje dherash para një muaji, situata u mor nën kontroll nga kompania “ANK”, e cila po ndërton edhe lotin e katërt të Korridorit VIII, pra pikërisht pjesën ku ka shembje. Dhe është kjo kompani e cila duhet të mbajë mbi supe përgjegjësinë e kaosit të krijuar sot.

“ANK” drejtohet nga vëllezërit Ndue dhe Agim Kola dhe kjo kompani shquhet për të tilla raste. Pak muaj më parë u shemb edhe aksi Korçë–Ersekë, i ndërtuar nga e njëjta kompani. Ndue Kola ka qenë deputet i PS-së dhe kompania ka marrë shumë tenderë nga Edi Rama, për të mos thënë se është ndër kompanitë pranë qeverisë. Për aksin Librazhd–Elbasan, vëllezërit Kola ndanë 50 mln euro me vëllezërit Sako të “2T”.

Kompania “ANK” është shpallur fituese e procedurës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza IV)”, me fond limit në të njëjtën vlerë, 23.6 milionë euro.

Kompania “2T” shpk, me aksioner kryesor Artan Sakon, vëllain e kryebashkiakut të Tepelenës, Gramoz Sako, është shpallur fituese në tenderin e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza III)”, me fond limit 23.6 milionë euro.

Në të dy tenderët kanë marrë pjesë nga 6 kompani, në të cilët gjysma prej tyre janë skualifikuar.

Në procedurën e parë, kompania “2T” shpk është shpallur fituese me ofertën 21.4 miliardë lekë të vjetra, ndërsa kompania “ANK” ka dalë humbëse, pasi ka paraqitur ofertën 22.8 miliardë lekë të vjetra.

Në procedurën e dytë, shoqëria e familjes Kola ka dhënë ofertën më të ulët, në shifrën afërsisht 21 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa shoqëria “2T” ka rezultuar humbëse, pasi ka paraqitur ofertë më të lartë, në vlerën 22.8 miliardë lekë të vjetra, saktësisht aq sa ishte oferta humbëse e kompanisë “ANK” në tenderin e parë. Pra, duket se ka pasur koordinim mes tyre.

Kompania “2T” shpk, me pronar në letra Artan Sako, ishte disa ditë më parë objekt kontrollesh të befasishme nga BKH-ja, në kuadër të hetimit të aferave korruptive me veprat publike, kryesisht rrugët. Në vitin 2013, kur PS-ja erdhi në pushtet, “2T” ishte një kompani modeste dhe pothuajse e panjohur. Gjatë pushtetit socialist, për shkak të lidhjeve politike dhe funksioneve publike të vëllait të Artan Sakos, Gramoz Sako, kompania jo vetëm ka dhjetëfishuar xhiron vjetore, por u shndërrua në një nga firmat kryesore përfituese të parave publike.

Pra njëri ka qenë deputet i Pukës, thjesht si pazarxhi i Edi Ramës, pa asnjë kontribut në PS. Tjetri Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, ish-Drejtor i Gardës, edhe ky njeri i afërt i Edi Ramës me zero kontribute si socialist.

Dy kompanitë duket se nuk kanë treguar asnjë lloj përgjegjshmërie, duke shkatërruar pjesën buzë lumit, por edhe duke bërë ndërhyrje në shpat pa marrë më parë masa dhe, për pasojë, situata është ajo që po komentohet sot.

Ura që është dëmtuar ka dhjetëra vite aty dhe nuk ka pasur asnjë dëmtim. Ndërkohë që si trualli, ashtu edhe shpati i malit kanë lëvizur sapo kanë nisur punimet aty pranë. Mirëpo kompanitë fshihen pas gishtit dhe nuk mbajnë përgjegjësi, pasi pasojat i vuajnë shqiptarët. Pa folur për kostot ekonomike, pasi ky aks është i vetmi që lidh zonat e tjera me doganat e Qafë Thanës dhe Kapshticës, ndërkohë që asnjë kamion nuk mund të lëvizë dot.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Petrit Malaj, po bllokon ligjin që u ul çmimet shtëpive
Artikulli tjetër SPAK mbyll hetimet për grupin e Suel Çelës, çon për gjykim 21 të pandehur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.