KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2026 2:29 pm
168 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Indeksi i Biznesit 2025 i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, i zhvilluar në bashkëpunim me Revistën Monitor, xjerr në pah përkeqësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.

Kompanitë që operojnë në vend po përballen me një mjedis gjithnjë e më të vështirë, ku konkurrenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe pasiguria politike po minojnë besimin për të investuar dhe planifikuar në afatgjatë.

Në Indeksin e Besimit të Bizneseve mbi ecurinë e vitit të shkuar dhe pritshmëritë për në vijim, vendi u vlerësua me vetëm 40.34 nga 100 pikë të mundshme. Në krahasim me vitin 2024, treguesi është përkeqësuar me 6.13 pikë.

Konkurrenca e pandershme dhe monopolet, shqetësimi kryesor i sipërmarrjes

Në krye të listës së problemeve renditen monopolet dhe konkurrenca e pandershme, me 26.11 pikë, që pasohet nga burokracia qeveritare me 26.39, klima e brendshme politike me 28.06, niveli i ekonomisë informale i vlerësuar me 28.19, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar me 28.67 pikë dhe korrupsioni me 28.67 pikë.  Të gjithë këta faktorë krijojnë një kombinim që rrit kostot e të bërit biznes dhe ul besimin tek institucionet.

Në thelb, këto shifra nuk tregojnë thjesht pakënaqësi momentale. Ato reflektojnë një nivel në rritje të pasigurisë për të ardhmen ekonomike të vendit dhe një perceptim se reformat e nevojshme po ecin më ngadalë sesa kërkon realiteti i tregut.

“Ky është një sinjal alarmi për institucionet, komunitetin e biznesit dhe të gjitha palët e interesuara për konkurrueshmërinë dhe klimën e investimeve në vend” tha Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv i AMCHAM.

Për të pestin vit me radhë, gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet ndër shqetësimet kryesore të biznesit. Rreth 70% e anëtarëve të AmCham deklarojnë se gjetja e punonjësve të kualifikuar është e vështirë ose shumë e vështirë. Emigrimi, plakja e popullsisë dhe mospërputhja mes arsimit dhe nevojave të tregut të punës po krijojnë boshllëqe gjithnjë e më të mëdha për kompanitë.

Gjatë prezantimit të indeksit, kryeredaktorja e Revistës Monitor Ornela Liperi, ngriti edhe shqetësimin për modelin ekonomik të vendit. Sipas saj, Shqipëria ka mbështetur rritjen kryesisht te ndërtimi, ndërsa sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë, si industria dhe teknologjia, kanë mbetur pas. Industria kontribuon vetëm me 12% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa bujqësia zë 18% të ekonomisë, përqindja më e lartë në Europë.

Disa sinjale pozitive, por pritshmëri të rezervuara

Pavarësisht panoramës së zymtë, bizneset vlerësojnë pozitivisht furnizimin me energji elektrike, nivelin e kërkesës për produkte dhe shërbime, marrëdhëniet me doganat, si dhe investimet dhe punësimin. Për herë të parë, në Indeks janë përfshirë indikatorë mbi vlerësimin e mjedisit digjital, ku infrastruktura digjitale rezulton me performancë pozitive, ndërsa konsiderohen si sfida shërbimet elektronike publike dhe siguria kibernetike.

Edhe pse bizneset presin një përmirësim të lehtë gjatë vitit 2026, niveli i parashikuar mbetet ende nën pragun prej 50 pikësh, i cili konsiderohet kufiri mes një perceptimi pozitiv dhe negativ të klimës së biznesit.

Përballë këtyre sfidave, Dhoma Amerikane propozon reforma që lidhen me forcimin e sigurisë rregullatore, luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës, modernizimin e sistemit tatimor dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Gjatë diskutimit me pjesëmarrësit në takim, Dhoma Amerikane dhe revista Monitor vlerësuan se Shqipëria ka potencial të konsiderueshëm për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik, por rikthimi i besimit të biznesit kërkon reforma konkrete, institucione më efikase dhe një mjedis më të drejtë e më të parashikueshëm për të gjithë aktorët e tregut.

 

Marrë nga ACQJ (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Abuzim me skemën e ndihmës ekonomike, Prokuroria e Elbasanit jep masat për 6 funksionarë
Artikulli tjetër Akademikë ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.