Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion kundër kontrabandës me mallra në disa lokacione në veri të vendit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, operacioni po zhvillohet të enjten, më 22 tetor, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri informon opinionin publik se sot, më datën 22.10.2026, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, në disa lokacione në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se detajet e tjera lidhur me operacionin do të bëhen publike gjatë ditës.
“Për detaje të tjera lidhur me operacionin, opinioni publik do të informohet me kohë gjatë ditës”, thuhet në njoftim.
Marrë nga Kosovapress.com