KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 9:56 am
31 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por ende nuk ka asnjë punonjës policie nën hetim. Sipas të dhënave që Prokuroria e Tiranës i dërgoi BIRN, bazuar në një kërkesë për informacion, është filluar hetimi për plagosjen e shtetasit L.B. në protestën e 13 tetorit, kur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij prej policisë ju thye kocka e njërës këmbë dhe të nesërmen iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Po ashtu, është filluar hetimi edhe për rastin kur gjatë protestës së 16 tetorit të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, një punonjës policie shtyu me forcë të riun M.S. teksa ai po qëndronte në këmbë pa kryer asnjë lloj veprimi. Efektivi që po vraponte e shtyu me mburojën e tij të riun duke e përplasur në trotuar, nga për pasojë ju shkaktuan dëmtime shëndetësore serioze.

Procedimet penale për këto ngjarje janë regjistruar për veprën penale “kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal. Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Në të dy këto raste, nuk është regjistruar emri i asnjë punonjësi policie si person nën hetim, ndërkohë që prokurorët kanë deleguar në policinë gjyqësore veprime hetimore për të mundësuar identifikimin e efektivëve që kanë kryer veprimet, si dhe sigurimin e provave.

Po ashtu, prokuroria bënë me dije se ka regjistruar kryesisht procedim penal, bazuar në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale, që sipas prokurorisë pasqyrojnë episode të mundshme të përdorimit jo proporcional të forcës nga ana e punonjësve të policisë gjatë protestës. “Nga ana Prokurorisë po kryhen veprime në Spitalin Universitar të Traumës lidhur me personat e dëmtuar gjatë protestës, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e çdo rasti”, informon prokuroria dhe shton se kanë mbërritur edhe referime edhe prej Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për veprime të tjera të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë protestave në Tiranë dhe në disa qarqe të vendit janë arrestuar 300 persona, përfshirë 33 të mitur. Ndërkohë, 559 persona janë proceduar penalisht, mes tyre 171 të mitur. Nga 859 të proceduar në total, një e katërta janë të mitur. Avokati i Popullit dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar pretendime për dhunë policore, dëmtime fizike dhe shkelje të garancive ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.

Protestat, të nisura nga studentët dhe të mbështetura më pas nga gjimnazistët, janë nxitur nga pakënaqësia ndaj korrupsionit, mungesës së perspektivës dhe kostos së lartë të jetesës. Demonstratat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes palëve dhe dëmtime të pronës.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tensione në Kuvend, PS anulon diskutimet dhe kalon në votim
Artikulli tjetër Kosovë/ Policia dhe Dogana në aksion kundër kontrabandës në veri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.