KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kredia për hapje biznesi është në rënie të vazhdueshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kredia për hapje biznesi është në rënie të vazhdueshme
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSociale

Kredia për hapje biznesi është në rënie të vazhdueshme

Përditësimi i fundit: 20 Qershor, 2025 11:21 am
277 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kredia për hapjen e bizneseve të reja është në rënie të mëtejshme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit prill, ky portofol kishte vlerën e 6.08 miliardë lekëve.

Që nga fillimi i vitit, kredia për hapje biznesi është tkurrur me 6.7%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia ka arritur në 19%. Kredia për çelje biznesi ndodhet aktualisht në nivelet më të ulëta në të paktën pesë vitet e fundit.

Tendenca e këtij produkti është dukshëm e kundërt krahasuar me ecurinë e kredisë për ekonominë dhe e kredisë për biznesin në veçanti. Në fund të prillit, portofoli i kredisë për biznesin rezultoi në rritje me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që kredia për biznesin në tërësi vazhdon të jetë pranë niveleve më të larta të rritjes në 16 vitet e fundit, kredia për çelje biznesi prej vitesh po ndjek një tendencë në rënie.

Megjithëse në përgjithësi pesha e kredisë për çelje biznesi në portofolin e kredisë bankare ka qenë e ulët, në periudhën pas pandemisë ajo ka një tendencë në rënie të mëtejshme.

Kredia për çelje biznesi zë një peshë modeste prej rreth 1.2% të portofolit të kredisë për sipërmarrjet private në Shqipëri. Pesë vjet më parë, ky produkt përbënte rreth 2.6% të portofolit të kredisë për ekonominë.

Zakonisht, hapjet e bizneseve të reja mbështeten rrallë nga bankat tregtare, për vetë mungesën e një historiku që do t’u mundësonte atyre një vlerësim të performancës së biznesit dhe të rrezikut të kredisë. Financimet mund të lidhen kryesisht me projekte dhe sipërmarrje të reja të bizneseve ekzistuese, që mund të jenë klientë të hershëm të bankave dhe që ofrojnë garanci të lidhura me aktivitetet e tjera të tyre.

Janë kryesisht institucionet financiare jo banka që zakonisht shfaqen më të predispozuara të mbështesin nismat e reja, kryesisht në nivel të mikrobizneseve. Linja të tilla financimi mbështeten shpesh nga fondacione zhvillimi dhe kanë në fokus sektorë të veçantë të ekonomisë, si për shembull bujqësia apo turizmi.

Por, financimi nga institucionet e mikrokredisë zakonisht është më shtrenjtë në raport me interesat që ofron sektori bankar, edhe për vetë rrezikun më të lartë që merret përsipër në rastet e bizneseve të reja.

Megjithatë, në vitet e fundit, shumë institucione zhvillimi, por edhe vetë banka, po ndërtojnë programe të mbështetjes së bizneseve start up, me fokus sidomos te teknologjia. Por, deri tani duket se rezultatet e këtyre programeve për mbështetjen e bizneseve të reja janë të pakta.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Italia hap garë për 300 dhoma hotelerie e shërbim restoranti për personelin policor që do të punoj, në Gjadër dhe Shëngjin
Artikulli tjetër Izraeli paralajmëron Hezbollahun, kundër përfshirjes në konflikt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.