KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2025 11:25 pm
260 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Tani kur fati i tij politik dhe juridik ka marrë poropotinë, Erion Veliaj, duket sikur e ka gjetur armikun. Pasi SPAK nxorri dosjen mbi 400 faqe që përligjte marrjen si të pandehur, kryebashkiaku në detyrë po tregon me gisht mediat që bëjnë lojën e Prokurorisë së Posaçme duke infiltruar tek lexuesi gjysëm të vërteta që shërbejnë për gjyqin publik kundër tij.

Në një letër të avokatëve të tij ndërkombëtarë, e cila u publikua edhe në faqen Facebook të “Lalit”, denoncohet “drejtësia me tituj gazetash”.

“Ne, avokatët mbrojtës të z. Erion Veliaj, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përpjekjet e përsëritura, për të shndërruar një procedim penal në një gjyq publik spektakolar përmes përdorimit të mediave të lidhura me SPAK dhe shkeljeve flagrante të ligjit, siç është zbulimi i paligjshëm i sekretit hetimor. Artikujt me porosi, të paraqitur si “zbulime ekskluzive”, nuk synojnë zbardhjen e së vërtetës, por ndërtimin e një narrative të gatshme publike përpara se çështja të provohet me fakte në një sallë gjyqi” thuhej aty ku theksohej: “Në një shtet demokratik dhe evropian, drejtësia zhvillohet brenda institucioneve të drejtësisë, jo në tituj gazetash, rrjete sociale apo “seriale kriminale” të prodhuara nga media të kontrolluara përmes rrjedhjeve anonime dhe të paligjshme”.

Pra nuk ka asnjë dyzim për të kuptuar se përpos SPAK-ut avokatët ndërkombëtarë të Veliajt po akuzojnë dhe një pjesë të madhe të mediave, të cilat, sipas tyre, nuk i shërbejnë informimit të publikut, por prodhimit të një “seriali kriminal”.

Po ta shohësh këtë ngjarje të shkëputur nga konteksti edhe kryebashkiaku në detyrë edhe mbrojtësit e tij ligjorë kanë të drejtë. Ajo që ata e konsiderojnë si një “ndëshkim për agjitacion dhe propagandë” me ndihmën e shumë mediave rrezulton deri diku e vërtetë. Jo për rastin Veliaj por për të gjitha proceset e bujshme, si ato të Belerit, Berishës, Metës, Ahmetajt, Prokuroria Speciale ka proceduar me të njëjtën metodë, duke përdorur ata që Lapsi.al i ka etiketuar si “celula e gazetareve te SPAK”, për të damkosur paraprakisht në publik ata që hetonte.

As ish delfini i Edi Ramës nuk i shpëtoi të njëjtit fat. Që në njoftimin e parë se ai po hetohej Prokuroria e Posaçme futi në komunikatë një paragraf, me shpenzimet që pati bërë bashkëshortja e tij për fustane, bizhu dhe të brendëshme. Kaq qe e mjaftë për të filluar procesi i linçimit publik.

Më pas, kur gjykatës i duhej të vendoste për masën e arrestit, emisarët e SPAK në studio TV përhapën tymnajën se ai do të mbetej në burg pasi ekzistonin përgjime nga qelia që e groposnin. Kur këto përgjime u zbardhën doli krejt e kundërta. Erion Veliaj e dinte se po përgjohej, madje i thoshte të vetëve të bënin kujdes kur flisnin. Por në ato biseda, ai dilte një njeri meskin që përgojonte shokët e partisë, që vuante në birucë nga xhelozia për ato që Ajola mund të bënte jashtë, që luante fije për të përbaltur prokurorët.

Pra ato përgjime të dala copa-copa nuk kishin vlerë juridike, por ato mbarsnin publikun me imazhin e një legeni që nuk kishte pse të hetohej në liri.

Pra, kur Veliaj shkruan siç bëri këtë të mërkurë, se ‘Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima, në shkelje flagrante ndaj sekretit hetimor, prezumimit të pafajësisë, Kushtetutës së vendit dhe të drejtave themelore të njeriut, kushdo qoftë njeriu e puna e tij”, në një farë mënyre ai ka të drejtë.

Po ashtu ai thotë të vërtetën kur tregon ato “media speciale” duke vënë një njollë turpi mbi gazetarë dhe portale, që shkelin çdo kod të profesionit duke luajtur rolin e agjentëve të përpunimit të opinionit.

Por, ama, po të kthejmë pak filmin mbrapa, ky manipulim mediatik, është ai që kur ka pasur para në duar dhe pushtet për të ushtruar, Erion Veliaj e ka ushqyer me të gjitha mënyrat. Ai ka punuar me mish e shpirt, që mediata të jenë këto që janë sot, të shitshme, të bleshme, të korruptueshme. Ato metoda që ai përdori ndaj aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, ndaj gazetarëve kritikë, ndaj kundërshtarëve politikë, duke punësuar gazetarë e duke financuar portale, sot karma po ia kthen kundër.

Njësoj si njerëzit që i jepnin firma me sy mbyllur e sot që po i dalin dëshmitarë për ta groposur edhe ky sistem mediatik i sëmurë është shndërruar në një makineri që po e dënon paraprakisht, pa u zhvilluar ende procesi juridik ndaj tij. Kjo është e vërteta e hidhur e një njeriu që ndonëse këtë herë nuk e meriton, po i ndodh fiks ajo që i ka bërë të tjerëve.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kullat 30-katëshe në Farkë filluan para se të jepej leja?!
Artikulli tjetër Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët qysh në vegjëli

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.