KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mangësi për transparencë dhe qasje në arsim e shëndetësi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Mangësi për transparencë dhe qasje në arsim e shëndetësi
KryesoreOpinionSociale

Mangësi për transparencë dhe qasje në arsim e shëndetësi

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2024 11:22 am
151 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Sistemi shëndetësor dhe arsimor vijon të mos u garantojë qytetarëve shqiptarë transparencë dhe akses të mjaftueshëm. Kjo u vu në dukje nga një monitorim i kryer nga katër organizata joqeveritare, të cilat nxorën në pah nevojën për ndërhyrje në infrastrukturë, ligje dhe administrim.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri (BIRN) së bashku me Together for Life, Qëndresa Qytetare dhe Destiny Center for Excellence monitoruan tetë drejtoritë rajonale të shëndetësisë dhe arsimit , nga ku u vu re se niveli i transparencës dhe aksesit ishte në kufijtë minimalë.

Gjetjet e monitorimit u prezantuan të martën. Ai përqendrohej te faqet zyrtare të drejtorive, programi i transparencës, rregulloret e brendshme, kodi etik, buxhetet, raportet vjetore financiare dhe raportet e performancës.

Përqendrimi i shërbimeve në katër rajone të mëdha u konsiderua jo-optimal nga ana administrative pasi ky organizim u kufizon qasjen në shërbime grupeve vulnerabël.

“Nëse flasim për pacientët, nxënësit dhe familjarët, por sigurisht edhe me një fokus të veçantë në grupet vulnerabël, largësia e drejtorive rajonale për ato shërbime të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me mirëqenien e tyre mund të krijojë më shumë problematika,” -u shpreh Kristina Voko, drejtuese e BIRN Albania.

Monitorimi nxori si gjetje një nivel të ulët transparence nga drejtoritë rajonale të shëndetësisë ku drejtoritë rajonale Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan nuk kanë as faqe zyrtare të tyren. Ardita Shehaj, një prej autoreve, tregoi se aktiviteti i këtyre drejtorive përfshihet në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme, por që sidoqoftë informacioni i përcjellë aty është minimal.

Ngjashëm, drejtoritë rajonale të arsimit shërbejnë informacion të kufizuar në faqet e internetit duke plotësuar pjesërisht detyrimet ligjore sa i përket njoftimeve.

Qasja në sistem

Monitorimi i kryer nga organizatat u fokusua edhe te qasja fizike në drejtoritë e sistemit shëndetësor dhe arsimor, ku perceptimi u mor përmes intervistave nga komunitetet në nevojë.

Rezultoi se vetëm dy nga katër drejtoritë rajonale të shëndetësisë kishin rampa për personat me aftësi të kufizuara. Mungesa u vunë re dhe në drejtoritë arsimore, ndërsa në ato institucione ku ishin të pranishme rezultonin jashtë standardit.

Personat e pyetur treguan edhe për mungesën e ashensorëve ndërsa u vu re mungesë e tabelave, apo sistemeve të veçanta sinjalizuese për ata që kanë pamundësi në shikim.

“Mungesa e qasjes së barabartë në këto shërbime krijon pabarazi të konsiderueshme midis grupeve të ndryshme socio-ekonomike dhe zonave gjeografike,” -u shpreh Aida Myftaraj nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER).

Sipas raportit monitorues, sistemi heziton të publikojë të dhënat se sa fëmijë romë dhe egjiptianë ndjekin shkollën, “pasi duan të mos zbulohen shifrat e braktisjes nga këta nxënës”. Ndërkohë në portalin “Mësues për Shqipërinë” ky komunitet ka hasur probleme me procedurat që kërkohen pasi informacionet botohen të përgjithshme, pa shumë detaje.

Probleme të tjera…

Përfaqësues të komuniteteve ndoqën nga afër prezantimin e raportit monitorues duke dhënë edhe komente të volitshme, të cilat nxorën në pah problematika të tjera.

Suela Lala nga Fondacioni së Bashku ndau shqetësimin se në shkolla mungojnë mësuesit-ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara kjo edhe për shkak të një përcaktimi të ngurtë ligjor.

“…sepse nëse nuk janë katër fëmije me aftësi të kufizuar, sipas ligjit, [shkollat] nuk mund të marrin mësues ndihmës,” theksoi Lala.

Mungesa e intepretëve të gjuhës së shenjave për nxënësit që nuk dëgjojnë shtyn fëmijët me aftësi të kufizuara në dëgjim të mos frekuentojnë shkollat e zakonshme.

Për Romina Sefën, nga Qendra për Advokim Social, segregimi në shkolla i nxënësve të komunitetit rom dhe egjiptian vijon të jetë shqetësues.

“Kemi problematika të përbashkëta se të gjithë vuajmë për shërbime më të mira, më cilësore. Është një diskriminim i shumëfishtë kur je edhe pjesë e një komuniteti të caktuar,” -u shpreh Sefa.

Sipas saj, në sistemin arsimor parauniversitar ka një VKM (666) që parashikon trajtim financiar për fëmijët e këtij sistem, “por ndër to nuk janë fëmijët romë dhe egjiptianë”.

Për Xhenin Karaj, nga Aleanca LGBT, shqetësues mbetet fakti se personat transgjinorë nuk kanë qasje në sistemin shëndetësor.

“Mungesa e aksesit në terapinë hormonale. Nuk ka një protokoll mjekësor në Shqipëri për këtë proces, por nuk ka pasur edhe vullnet politik që të bëhet ky protokoll mjekësor, duke i detyruar personat transgjinorë të shkojnë në tregun e zi,” -deklaroi Karaj.

Sipas saj edhe ligji i ri për shëndetin riprodhues është diskriminues për komunitetin LGBT, pasi sipas ligjit vetëm çiftet “hetero” kanë të drejtë të bëjnë fertilizim “in vitro”, duke përjashtuar personat në marrëdhënie të tjera.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in

Kallëzim në SPAK për dhunën policore, kërkohet hetimi i Ramës

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Lamtumirë Noel: Kullat po fshijnë shpirtin e Tiranës”
Artikulli tjetër Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Tetor, 2026
4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Nga një dron për çdo fermer
Analize Ekonomi HI-Tech Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.