KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Maqedonia e Veriut: 353 vetë në regjistrin e pedofilëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Maqedonia e Veriut: 353 vetë në regjistrin e pedofilëve
AnalizeFokusOpinionRajoniSociale

Maqedonia e Veriut: 353 vetë në regjistrin e pedofilëve

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 9:44 am
163 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajon që me qëllim parandalues u ka mundësuar qytetarëve qasje online në identitetet e personave të dënuar me vendim përfundimtar për vepra që lidhen me pedofilinë, përfshirë fotografitë e tyre, pseudonimet, adresat e vendbanimit dhe veprat për të cilat janë dënuar. Kushdo mund t’i shikojë këto të dhëna me vetëm disa klikime.

Në regjistrin e pedofilëve, i cili tani për tani është i disponueshëm vetëm në gjuhën maqedone www.registarnapedofili.mk  janë publikuar deri tani emrat e 353 personave, 14 prej të cilëve janë gra. Burime nga Ministria e Politikës Sociale thonë se po punojnë që faqja të jetë e qasshme edhe në gjuhën shqipe.

Krijimin e këtij regjistri e mundësoi Kuvendi i Maqedonisë me miratimin në vitin 2012 të një ligji të posaçëm që përcakton qartë 11 vepra penale që çojnë në përfshirje në regjistër.

“Regjistri përditësohet rregullisht me të dhëna të reja. Personat e dënuar përfshihen në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga drejtoria kompetente për zbatim të sanksioneve, në përputhje me ligjin”, thanë për DW përfaqësues të Ministrisë së Politikës Sociale.

Në regjistër përfshihen persona të dënuar për vepra penale seksuale ndaj të miturve, përfshirë sulmet seksuale, veprat që lidhen me pornografinë me fëmijë, prostitucionin e fëmijëve, joshjen e fëmijëve, incestin dhe trafikimin e të miturve.

Megjashi: Hap i mirë por i pamjaftueshëm

Përfaqësues të organizatës joqeveritare “Megjashi”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thonë se regjistri i pedofilëve është një hap i mirë, por jo i mjaftueshëm. Mbrojtja e fëmijëve sipas tyre nuk mund të mbështetet vetëm te regjistri dhe kërkon masa të tjera konkrete.

“Regjistri i pedofilëve ka rol të caktuar parandalues dhe informues, por regjistra të tillë nuk duhet të shihen si zgjidhje e vetme, por vetëm si pjesë e një strategjie më të gjërë, serioze dhe të udhëhequr institucionalisht për parandalimin, sanksionimin dhe mbojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual. Pa një qasje sistemore, asnjë mjet i tillë nuk mund ta përmbushë qëllimin e vet” thonë përfaqësuesit e “Megjashit”, ambasada e parë e fëmijëve në botë.

Nevojitet edukim sistematik dhe i vazhdueshëm

Sipas Megjashit ka një rritje serioze të rasteve të sulmeve seksuale ndaj fëmijëve. “Shifrat e larta të këtyre rasteve janë si rezultat i një dështimi serioz të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Të dhënat tregojnë qartë se shteti ende nuk po bën mjaftueshëm, veçanërisht në fushën e parandalimit. Nevojitet edukim sistematik dhe i vazhdueshëm, ndërhyrje e hershme, koordinim më i mirë dhe mbështetje për viktimat” thanë nga “Megjashi”.

“Megjashi” prej vitesh mban të hapur linjën “Alo Bushavko”, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë kur ndihen të rrezikuar ose u janë shkelur të drejtat.

Në pesë vitet e fundit përmes kësaj linje janë regjistruar nëntë raste që lidhen me pornografi të miturish, dhunë online, hakerim profilesh dhe shfrytëzim seksual të të miturve.

Rëndësia e parandalimit

Sipas ekspertëve dhe statistikave personat e dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, kanë tendencë të përsërisin veprën, prandaj parandalimi është i rëndësishëm.

Sipas profesoreshës së të Drejtës Penale, Vedije Ratkoceri, këto krime njihen si “oportune”, pasi kryerësit shfrytëzojnë rrethana të favorshme pa planifikim paraprak. Andaj, sipas saj, regjistri luan rol kyç në parandalim.

“Kur një prind ka dyshime ose dëshiron të verifikojë nëse personi me të cilin fëmija i tij është në kontakt, qoftë fqinj, mësues apo trajner, ka qenë më parë i dënuar për vepra që lidhen me abuzimin seksual apo trafikimin e të miturve, ai mund të konsultojë regjistrin dhe ta marrë këtë informacion në çdo kohë. Kjo pa dyshim do të ndihmonte për parandalimin e abuzimit të mundshëm ndaj fëmijëve”, tha Ratkoceri.

Ndryshimi i ligjit shton numrin e denoncimeve

Përfaqësues të Ministrisë për Punët e Brendshme thanë për DW se pesë vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2021 deri në vitin 2025, janë denoncuar gjithsej 472 raste që lidhen me abuzim seksual të fëmijëve.

Të dhënat tregojnë për një shtim të denoncimeve ndër vite: në vitin 2021 janë denoncuar 67 raste, në vitin 2022 u denoncuan 93 raste, ndërsa në vitin 2023 numri i tyre ka arritur në 116 raste. Në vitin 2024 janë regjistruar 91 raste, ndërsa në vitin 2025 u regjistruan 105 raste.

Shtimi i denoncimeve lidhet edhe me ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2023. Sipas tyre kufiri i moshës për përcaktimin e viktimës në këto vepra penale u rrit nga 14 në 15 vjeç, sepse pjesa më e madhe e rasteve lidhen me sulm seksual ndaj fëmijëve që nuk kanë mbushur moshën 15 vjeç dhe bashkëjetesë me të mitura. Legjislacioni i Maqedonisë së Veriut e parashikon edhe mundësinë e kastrimit kimik për personat e dënuar për këto vepra penale, një masë që nënkupton trajtim hormonal me qëllim uljen e dëshirës seksuale.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kuba përballet me ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë
Artikulli tjetër Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do shkatërronin Lindjen e Mesme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.