KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbyllja e “Bedër”, një dhuratë për Erdoganin?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mbyllja e “Bedër”, një dhuratë për Erdoganin?
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Mbyllja e “Bedër”, një dhuratë për Erdoganin?

Përditësimi i fundit: 7 Korrik, 2026 10:50 am
171 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kolegji Universitar “Bedër” pritet të mbyllë aktivitetin e tij. Sipas burimeve pranë institucionit, universiteti nuk do të hapë pranime për studentë të rinj për vitin akademik 2026–2027, ndërsa studentët aktualë do të vijojnë studimet sipas një plani tranzicioni deri në diplomim.

Por koha kur merret ky vendim nuk kalon pa u vënë re. Ai vjen pikërisht në ditën kur kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Prej më shumë se një dekade, Ankaraja ka ushtruar presion mbi Shqipërinë për mbylljen e institucioneve që i konsideron të lidhura me lëvizjen e Fethullah Gylen, armikut politik të Erdoganit, të cilin Turqia e akuzon për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016. Qeveritë shqiptare, përfshirë edhe kabinetin Rama, nuk kishin pranuar deri më tani të ndërmerrnin një hap të tillë, duke e konsideruar çështjen si të brendshme.

Pikërisht për këtë arsye, përkimi i mbylljes së “Bedër” me vizitën e Ramës në Ankara ngre pikëpyetje politike. A është kjo thjesht një rastësi administrative, apo një sinjal ndaj presidentit turk në një moment kur marrëdhëniet mes dy liderëve duket se kanë kaluar një periudhë ftohtësie? Deri tani nuk ka një përgjigje zyrtare.

Edhe më e pazakontë është heshtja e Ministrisë së Arsimit. As institucioni dhe as ministria nuk kanë dhënë shpjegime publike për arsyet e ndërprerjes së aktivitetit, ndërsa faqja zyrtare e universitetit vazhdon të jetë aktive, por pa asnjë njoftim për pranimet e reja.

Në mungesë të transparencës, pyetjet mbeten të hapura. Dhe, për momentin, qeveria nuk po jep asnjë përgjigje.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria forcon ushtrinë me topin turk BORAN
Artikulli tjetër Dosja Veliaj/ Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjyqit: Jam me leje lindje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.