KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Me borxhe deri në fyt, “Albcontrol” rriti pagat me 30%
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Me borxhe deri në fyt, “Albcontrol” rriti pagat me 30%
FinanceKomentSociale

Me borxhe deri në fyt, “Albcontrol” rriti pagat me 30%

Përditësimi i fundit: 15 Nëntor, 2024 1:14 pm
203 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Prej më shumë se dy vitesh, agjencia shtetërore e fluturimeve, “Albcontrol” është një krizë të thellë financiare, pasi mbi 80 milionë euro që gjenden në llogaritë e saj pranë shoqërisë ajrore europiane, “Eurocontrol”, janë nën sekuestro, pas një vendimi që ka marrë Gjykata e Arbitrazhit të Bankës Botërore (ICSID), në çështjen “Beketi kundër Shqipërisë”.

Për të zbutur sadopak këtë situatë emergjente, Qeveria shqiptare i ka dhënë “Albcontrol” mbi 8 miliardë lekë të reja (rreth 80 milionë euro) hua për të kryer shërbimet emergjente, si edhe për të kryer pagesat e stafit. Këto hua kanë nisur të jepen duke nisur nga mesi i vitit 2022 e deri në fund të vitit 2023.

Por, pavarësisht kësaj krize që e çoi “Albcontrol” në prag të falimentimit, drejtuesit e kompanisë shtetërore menduan në qershor të vitit 2023 që të rrisnin pagat e tyre dhe të stafit me 30 përqind.

Në 9 qershor 2023, Drejtori i Përgjithshëm i asaj kohe, Laureta Omeri, i ka dërguar Këshillit Mbykqyrës të “Albcontrol” një relacion me “propozim për shkallatoren e re të pagave”, ku kërkohej rikthimi i nivelit të pagave të periudhës para-pandemisë Covid 19.

“Rritja me 30% e pagave bazë sipas shkallatores në fuqi është e domosdoshme për të motivuar të gjithë punonjësit sidomos në kushtet e trafikut të rritur në vazhdimësi përgjatë periudhës 2022-2023 dhe parashikimeve në vijim, për të evituar largime të tjera të stafit të kualifikuar dhe certifikuar si edhe për të tërhequr specialistë me ekspertizën më të mirë në treg”, thuhej në atë relacion.

Ndërkohë, për Kontrollin e Lartë të Shtetit, kjo rritje e pagave duket e paarsyetuar.

Në një audit përputhshmërie të kryer së fundmi mbi shoqërinë publike të fluturimeve, KLSH konstaton se: “Nisur nga pozicion jo i mirë financiar i shoqërisë Albcontrol SHA, ku llogaritë e të ardhurave të shoqërisë vijojnë të mbeten të bllokuara, si dhe janë nënshkruar 5 kontrata huamarrje nga subjektet e tjera, kërkesa për rritje të pagave në nivelin 30% duket e pa arsyetuar, duke marrë në konsideratë edhe nivelin e pagave në rang vendi dhe të pagës mesatare”.

KLSH e konsideron “të paarsyetuar” rritjen e pagave 30 %, në kohë krize financiare të “Albcontrol”

Llogaritë e bllokuara

Shoqëria shqiptare e fluturimeve, “Albcontrol” është pjesë e kompanisë europiane, “Eurocontrol”. “Albcontrol” ka llogari bankare pranë kompanisë ndërkombëtare, në të cilën kryen pagesat e shoqërive të fluturimit për ulje-ngritjet nga aeroporti i Rinasit, si edhe për tranzitimin në hapësirën ajrore shqiptare.

Prej vitit 2022, llogaritë bankare të “Albcontrol” pranë “Eurocontrol” janë të bllokuara, në zbatim të një vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtare, ku biznesmeni italian, Francesko Beketi duhet të paguhet nga shteti shqiptare në shumën e 110 milionë eurove.

Në Prill të vitit 2021, Gjykata e Arbitrazhit ICSID vendosi përfundimisht se shtetit shqiptar duhet të paguante atë shumë Beketit, pasi arriti në konkluzionin se qeveria e Edi Ramës e përndoqi ligjërisht dhe politikisht sipërmarrësin, për shkak të linjës editorial që ndiqte televizioni i tij, “Agon Channel”.

Qeveria e Ramës nuk pranoi të paguante detyrimin financiar prej 110 milionë euro. Në këto kushte, përfaqësuesit e Beketit identifikuar shuma monetare të “Albcontrol” pranë “Eurocontrol”, me seli në Bruksel dhe kërkuan nga Gjykata e Apelit e kryeqytetit belg që të bllokonte llogartë e shoqërisë shqiptare, derisa shteti shqiptar të shlyente pagesën.

Shuma e bllokuar deri më tani ka arritur në shifrën e mbi 90 milionë euro.

Mal me borxhe

Bllokimi i llogarive bankare e vendosi “Albcontrol” në një situatë të vështirë financiare, në pamundësi për të kryer shërbimet dhe për të paguar stafin.

Qeveria shqiptare nxiti disa kompani publike që t’i jepnin hua “Albcontrolit”. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Albcontrol” rezulton se ka nënshkruar 5 kontrata huaje, për një vlerë totale prej afërsisht 80 milionë euro.

Në mars të vitit 2022, “Albcontrol” nënshkruar kontrate huaje me Autoritetin Portual të Durrësit për një vlerë prej 5 milionë euro.

Në gusht të atij viti, shoqëria e fluturimeve merr një hua në shumën 936 milionë lekë të reja ose rreth 9 milionë euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Në fund të vitit 2022, “Albcontrol” merr një hua në vlerën 2 miliardë lekë të reja (ose 20 milionë euro) nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe po kaq merr në nëntor të vitit 2023 edhe nga Korporata Shqiptare e Investimeve.

Në dhjetor të vitit 2023, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Financave, i jep “Albcontrolit” një hua në vlerën e 3 miliardë lekëve të reja (rreth 30 milionë euro).

Në këto kushte të vështira financiare, gjithësesi drejtuesit e “Albcontrol” vendosën të rrisnin me 30 përqind pagat e stafit.

 

Marrë nga Boldnews

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit?

Granit Xhaka e pranon falsifikimin: Kisha frikë ta merrja vaksinën

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka e Shqipërisë: Të rishikohet skema e pensioneve
Artikulli tjetër Bashkitë dështojnë në ligjin e eficiencës së energjisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosova shfaqet në hartën e Trump-it
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.