KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 9:52 am
13 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas vitit 2020, Fondi i Zhvillimit nisi një program për zhvillimin turistik të zonës së Belshit. Pjesë e këtij programi ishte edhe ndërtimi i një kompleksi turistik në zonën e liqeneve, i pagëzuar me emrin Dumrea Ecopark.

Sipas deklaratave publike të administratorëve të parkut, faza e parë u vu në funksionim rreth vitit 2023. Kjo fazë përfshinte 9 shtëpiza druri buzë të Liqenit të Marinës , të cilat shërbejnë si hotel, një restorant dhe një pedonale.

FSHZH e realizoi investimin fillestar të Ekoparkut të Dumres përmes programeve të tij të mëhershme të “Rilindjes Urbane” dhe zhvillimit të agroturizmit në Bashkinë Belsh, ndaj vlera e saktë e shpenzuar për këtë fazë të parkut nuk dihet saktësisht.

Por sikur të mos mjaftonte me kaq, dy muaj më parë FSHZH shpalli edhe një tender tjetër me vlerë 3.5 milionë euro për zgjerimin e këtij parku, për të ndërtuar më shumë shtëpiza druri dhe asete të tjera.

Në total, vlerësohet se Ekoparku i Dumresë mund të ketë marrë deri më tani, të paktën 7 milionë euro nga paratë e qytetarëve. Por çfarë kthen mbrapsht ky investim?

Gropa financiare
Fondi e menaxhon parkun e Dumresë përmes Agjencisë Ekonomike Mbështetëse, një shoqëri publike, aksionet e së cilës zotërohen në masën 100 për qind nga vet Fondi.

Përveç shtëpiave të drurit dhe restorantit në Dumre, kjo Agjenci menaxhon një strukturë të ngjashme mikpritëse edhe në Vermosh, si dhe disa parkime në qytetet e ndryshme të vendit, përfshirë atë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Por sa fitoi Agjencia nga hotelet e saj, gjatë vitit të kaluar. Sipas bilancit zyrtar të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të ardhurat nga hoteleria dhe restorantet ishin 11.8 milionë lekë ose rreth 128 mijë euro.

Agjencia nuk i detajon shpenzimet që kryen për mirëmbajtjen dhe operimin e këtyre aseteve, por është bast i sigurtë se shifra e shpenzimeve i tejkalon disa herë të ardhurat.

I gjithë aktiviteti i hotelerisë është një operacion me humbje masive, por Agjencia i maskon këto humbje përmes të ardhurave që mbledh nga parkingjet, disa prej të cilave i ka në pozita monopol si ai i spitalit Nënë Tereza.

Pavarësisht të ardhurave të konsiderueshme nga parkingjet, rreth 2.5 milionë euro për vitin e kaluar, sërish agjencia doli me humbje 64 mijë euro. Aq e madhe është gropa e hoteleri turizmit saqë përpin edhe të ardhurat e parkingjeve.

Me pak fjalë, Fondi ka investuar miliona euro për të ndërtuar shtëpi druri dhe restorante ku pihet raki në Belsh apo në Vermosh. Por përveç tretjes së këtyre milionave, këto aktivitete vazhdojnë të hanë para duke dalë me humbje.

Bordi i shpërdorimit
Problemi kryesor me Fondin e Zhvillimit është se ai nuk shpenzon paratë e tij, as të drejtuesve të tij, por ha paratë e qytetarëve. Investimet e FSHZH miratohen nga Këshillit Drejtues i Fondit përmes një mekanizmi të veçantë, që nuk i bindet shumë rregullave të mirëmenaxhimit të financave publike.

Kjo është arsyeja se pse ata miratojnë projekte jo rentabël, të cilat shpërdorojnë paratë e qytetarëve. Dikush duhet t’i ndalë sazexhinjtë e FSHZH dhe Bordin e tij të Shpërdorimit, të cilët po shndërrohen në balozë buxhetorë duke djegur paratë e qytetarëve më të varfër të Europës në kioska druri, ku pihet raki.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit?

Kosova shfaqet në hartën e Trump-it

Granit Xhaka e pranon falsifikimin: Kisha frikë ta merrja vaksinën

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria, socializmi i Edi Ramës pa të majtën
Artikulli tjetër Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri
Analize Ekonomi Koment Kryesore Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Shqipëria, socializmi i Edi Ramës pa të majtën
Analize Kryesore Opinion Politike 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.