KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Media zvicerane: Më 28 Nëntor, shqiptarët do protestojnë edhe në Gjenevë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Media zvicerane: Më 28 Nëntor, shqiptarët do protestojnë edhe në Gjenevë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Media zvicerane: Më 28 Nëntor, shqiptarët do protestojnë edhe në Gjenevë

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 11:00 am
68 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Adrien Chatre

Prej afro gjashtë muajsh, mijëra njerëz po protestojnë në Shqipëri kundër projekteve për ndërtimin e komplekseve turistike luksoze në Zvërnec dhe në Sazan, të lidhura me Jared Kushnerin, dhëndrin e Donald Trumpit. Protesta lindi nga mbrojtja e vijës bregdetare, veçanërisht e lagunës së Nartës, flamingot rozë të së cilës janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje.

Organizatorët e shohin këtë si një çështje më të gjerë: kush vendos për të ardhmen e bregdetit shqiptar, ata që jetojnë aty apo investitorët që duan të nxjerrin fitime prej tij? Ata kërkojnë anulimin e të dy projekteve dhe mbrojtjen e bregdetit.

Lëvizja u zgjerua më 13 tetor, kur asaj iu bashkuan mijëra të rinj, të cilët kërkuan më shumë fonde për arsimin dhe kushte dinjitoze për studimet. Përgjigjja e policisë ishte e dhunshme dhe, më 22 tetor, 45 organizata raportuan raste të përdorimit të tepruar të forcës, ndalimeve arbitrare dhe shkeljeve të të drejtave të të miturve.

“Nuk ka festë pa protestë!”

Më 18 tetor, kryeministri Edi Rama i paraqiti këto protesta si një kërcënim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Organizatorët kundërshtojnë që kjo perspektivë të përdoret për të ushtruar presion ndaj atyre që kundërshtojnë politikat e tij. Ata vlerësojnë se e ardhmja e vendit, përfshirë edhe marrëdhënien e tij me Bashkimin Evropian, duhet të diskutohet dhe të vendoset nga populli. Ata kujtojnë se Komisioni Evropian i ka dënuar aktet e dhunës dhe i kërkojnë të bëjë publik qëndrimin e tij lidhur me hapat që synon të ndërmarrë pas raportimeve për dhunën policore.

Edhe Zvicra po vihet përballë kësaj çështjeje. Ajo parashikon 58 milionë franga për bashkëpunimin e saj me Shqipërinë gjatë periudhës 2026–2028, një program që synon, ndër të tjera, veprimin klimatik dhe një arsim cilësor – dy çështje që janë në qendër të mobilizimeve. Sipas organizatorëve, ruajtja e biodiversitetit në zonat ligatinore të Zvërnecit rrit aftësinë e bregdetit për t’i bërë ballë ngrohjes globale, ndërsa përmirësimi i kushteve të studimit garanton një arsim cilësor.

Për këtë arsye, ata i kërkojnë Bernës që t’i ngrejë këto çështje në dialogun e saj me qeverinë e Edi Ramës.

Zgjedhja e datës 28 nëntor nuk është e rastësishme: kjo është data kur, në vitin 1912, në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Kjo ditë festohet në Shqipëri dhe në diasporë si Dita e Flamurit. Organizatorët duan që në këtë ditë të mbrohet e drejta për të vendosur mbi të ardhmen e bregdetit, për t’u mobilizuar në mbrojtje të shkollave dhe për të kundërshtuar qeverinë pa pasur frikë nga represioni.

Motoja e tyre është: “S’ka festë pa protestë!”

 

Marrë nga La Radio Plus

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët

Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia

SHBA shpall tarifa të reja doganore, ndaj BE-së dhe Kinës

PD çon reformën territoriale në Kushtetuese

27 dhjetori, data e zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës
Artikulli tjetër Nis seanca plenare në Kuvend, në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj protestuesve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kroatët po largohen masivisht nga Gjermania
Analize Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
Hija e mafies mbi Beogradin
Aktuale Analize Fokus Opinion Politike Rajoni 26 Nëntor, 2026
Si po përdorin kartelet skafet e shpejta, për të “përmbytur” Evropën me kokainë
Aktuale Analize Bota Fokus Opinion Sociale 26 Nëntor, 2026
Hungaria hap dosjet e informatorëve të epokës komuniste/ Publikohen 60 mijë emra
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.