Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.
Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombul.
Një shqiptarë në Birmingham, në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarjeje, i tha Top Channel se, dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena.
Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.
Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.
Marrë nga Top Channel