KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mësimi me turne, epokë që nuk mbaron në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mësimi me turne, epokë që nuk mbaron në Tiranë
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Mësimi me turne, epokë që nuk mbaron në Tiranë

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 1:34 pm
178 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Tre mandate në krye të Bashkisë Tiranë duket se nuk po i mjaftojnë kryetarit Erion Veliaj për të realizuar një nga premtimet e tij të kahershme: dhënies fund të mësimit me dy turne në shkolla.

Më 17 janar, gjatë ceremonisë së hapjes së programit për “Drejtuesit e Shkollave dhe Kopshteve,” – program i mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, – Veliaj u shpreh se te pjesa e infrastrukturës “Tirana ka avancuar goxha”. Ai renditi si statistika 109 kopshte e çerdhe si dhe 45 shkolla të reja.

Në vazhdimësi, kryetari i Bashkisë njoftoi planet për ndërtimin e 10 shkollave të reja në zonat e Astirit, lagjes Rilindja pranë Unazës së Re, Liqenit të Thatë dhe Kopshtin Botanik, si dhe në zonën mes Saukut dhe Farkës.

Pesë vite më parë, në shtator të vitit 2019, gjatë një inspektimi në shkollën “Ali Demi”, Veliaj premtoi se epoka e mësimit me dy turne do të merrte fund. Por sot, realiteti tregon se shumë pak ka ndryshuar nga e njëjta praktikë.

Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Arsimit dhe Sportit i tha Citizens se 30 shkolla në Tiranë e zhvillojnë mësimin me dy turne, ku 5 prej tyre janë në këtë situatë prej rindërtimit.

Shkollat e reja, jo të gjitha financim nga Bashkia

Në vitin 2016 Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, propozoi vendosjen e një takse të përkohshme, e cila sipas tij do të mbështeste projektet për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet në bashkëpunim me privatin e për rrjedhojë zgjidhjen e problemit të shkollave me turne.

“Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore” u tha se do të zbatohej deri në vitin 2022, por ajo u zgjat edhe me tre vite duke bërë vitin kalendarik 2025 afatin e fundit.

Familjarët kanë paguar nga 1,800 lekë/vit, ndërsa bizneset 4,000-37,000 lekë/vit dhe prej 2016 deri më tani Bashkia ka arkëtuar një total prej rreth 6.3 miliardë lekësh, rreth 60 milionë euro.

Por pavarësisht këtij fondi të konsiderueshëm, shkollat e parashikuara me PPP nuk u ndërtuan tërësisht (9 nga 17 të parashikuara), ndërkohë që në të shumtën e rasteve shkollat e reja, të cilat Veliaj i promovon edhe në rrjetet e tija sociale, janë investime nga fondet e rindërtimit, donacione të Katarit, apo Bashkimit Evropian.

Sipas Bashkisë Tiranë, nga viti 2019 deri më sot, në kryeqytet janë ndërtuar 26 shkolla të reja dhe janë në proces ndërtimi 7 të tjera:

Ndërsa deklaratat zyrtare shfaqin një narrativë optimiste, realiteti tregon që procesi për zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës shkollore është ende i ngadalë.

Nxënësit dhe prindërit e tyre vazhdojnë të përballen me vështirësitë dhe pasigurinë e mësimit me turne, duke e bërë të nevojshëm një planifikim më të qartë dhe transparent për të ardhmen.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reforma e dështuar e ujit
Artikulli tjetër Si ndikoi arkitekti italian Stefano Boeri në betonizimin e Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.