KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Miqësore sot e kombëtares me Izraelin/ Policia blindon Tiranën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Miqësore sot e kombëtares me Izraelin/ Policia blindon Tiranën
AktualeAnalizeFokusKryesoreSocialeSporti

Miqësore sot e kombëtares me Izraelin/ Policia blindon Tiranën

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 9:56 am
48 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mbrëmjen e sotme në 20:00 Kombëtarja sfidon Izraelin në stadiumin “Arena Kombëtare” në një ndeshje miqësore, teksa masat e sigurisë pritet të jetë tejet të rrepta. Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim, duke njoftuar qytetarët për masat e mara dhe rrugët që nuk do të jenë të aksesueshme.

“Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit, që do të zhvillohet më datë 03.06.2026, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 03.06.2026, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara, duke filluar nga ora 16:00, datë 03.06.2026, deri në përfundim të ndeshjes: 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food “Laguna”, pranë urës së ish-hotel Dajtit;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;

Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrjeje për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

Te sheshi “Ëillson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

-Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjet e stadiumit, duke filluar nga ora 18:00, pasi, për shkak të fluksit të tifozëve pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit”, shkruan Policia e Shtetit.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Klaus Gjasula transferohet te Hoffenheimi

Botërori 2026/ Për herë të parë 3 ceremoni hapëse

Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë

Valë emigrantësh drejt Kretës, qindra mbërrijnë nga Libia

Ministri britanik i Mbrojtjes dorëhiqet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit
Artikulli tjetër Emigracion i fortë pas pandemisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Berishës iu hoq “non grata” amerikane, por DASH ende pa konfirmim publik
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 11 Qershor, 2026
Një leksion i çmuar nga Argjentina
Analize Bota Finance Fokus Politike Sociale 11 Qershor, 2026
Papa çmonton axhendën e Sançezit
Analize Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.