KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mjekë të huaj ushtrojnë aktivitet në Shqipëri pa licensë dhe e reklamojnë online
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kryesore > Mjekë të huaj ushtrojnë aktivitet në Shqipëri pa licensë dhe e reklamojnë online
KryesoreSociale

Mjekë të huaj ushtrojnë aktivitet në Shqipëri pa licensë dhe e reklamojnë online

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2024 8:50 am
142 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një ngjarje skandaloze, që përfshin bluzat e bardha po zhvillohet para syve të autoriteteve në kryeqytet. Personazhe të shumtë të vetëquajtur mjekë, të ardhur nga vendet e huaja, Ballkan, Evropë apo Lindja e Mesme vijnë në Shqipëri dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e mjekësisë.

Ato e reklamojnë punën që bëjnë online, nga ku tërheqin edhe “prenë” e tyre, pacientët shqiptarë të dëshpëruar për një zgjidhje të shpejtë dhe efikase për shëndetin.

Duke u nisur nga origjina e tyre, ato krijojnë më shumë besueshmëri, pasi të gjithë e dimë “mitin” e shqiptarëve, kur bëhet fjalë për specialistë të ardhur nga jashtë.

Në një intervistë për “Top Chanel”, kreu i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj shprehet se nuk është në dijeni të këtyre mjekëve dhe mohon që ato të jenë pajisur me licencën përkatëse për të ushtruar aktivitetin e tyre në Shqipëri në Shëndetësi.

Sipas Brahimaj, bazuar në ligj askush nuk mund të ushtrojë aktivitetin pa licencën përkatëse të vendit ku po ushtron profesionin, ndërsa shton se Kodi i Etikës në vendin tonë e ndalon kategorikisht reklamimin e mjekut, gjë që nuk zbatohet nga mjekët e huaj në fjalë.

“Sipas ligjit, askush nuk mund të ushtrojë aktivitetit pa u licencuar duhet çdo mjek që vjen të licencohet. Kodi etikës e ndalon reklamën e mjekut. Mjeku nuk është hotel me 5 yje apo pa yje fare. Thuhet është një ndër 10 më të mirët në botë. Po nuk kam informacion të kenë ardhur mjekë të tillë këtu”,- shprehet kreu i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.

Gjithashtu, janë evidentuar edhe mjekë të tjerë, ose që hiqen si të tillë që ofrojnë konsulta mjekësore për pacientët për t’i dërguar ato në spitalet jashtë Shqipërisë, me qëllimin për të vijuar me procesin e trajtimit të sëmundjes së tyre.

“Edhe kjo duhet ndaluar sepse më parë duhet të bësh një konsultë nëse rasti është për t’i trajtuar në Turqi apo shtet tjetër. Por ti duhet të bindësh autoritetet shqiptare që ti je mjek”,– shton Brahimaj.

Kujtojmë se disa vite më parë, një pacient humbi jetën, për shkak se mjeku italian, i cili i ofronte kujdesin shëndetësor, e trajtonte atë me metoda tradiconale për sëmundjen e kancerit.

Prandaj, është e rëndësishme ndërhyrja e instancave përkatëse përgjegjëse që të vendosin para përgjegjësisë mjekët e palicensuar që po përhapen me shpejtësi në Shqipëri, duke rriskuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trashëgimia e UNESCO-s në rrezik në Turqi dhe Greqi
Artikulli tjetër Shqipëria, me normat më të larta të emigrimit në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.