KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Moti i keq në qarkun e Lezhës, anija cisternë ngec pranë Tales
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Moti i keq në qarkun e Lezhës, anija cisternë ngec pranë Tales
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Moti i keq në qarkun e Lezhës, anija cisternë ngec pranë Tales

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2026 11:58 am
240 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një anije cisternë me flamur Tanzanie ka ngecur në drejtim të fshatit Tale, ndërsa reshjet intensive të shiut dhe dëborës kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në disa zona të Qarkut Lezhë, duke shkaktuar përmbytje, bllokime rrugësh dhe evakuime familjesh.

Mësohet nga Kapiteneria e Portit Shëngjin se anija M/V “BESART” ka hasur vështirësi në lëvizje, ndërkohë që autoritetet po monitorojnë situatën.

Paralelisht, problematikat më të rënda në tokë raportohen në bashkinë Kurbin, ku çarja e argjinaturës së lumit Drojë ka sjellë rritje të nivelit të ujit në fshatin Adriatik, njësia administrative Mamurras.

Disa familje kanë kërkuar të largohen nga banesat, ndërsa një familje pranë Hidrovorit të Drojës në Fushë Mamurras është evakuuar që në orët e para të mëngjesit. Banesa të rrethuara nga uji raportohen edhe pranë rrugës Laç–Mamurras, në lagjen Sanxhak dhe në fshatin Gjorm, ku një segment rrugor 200–300 metra është bërë i pakalueshëm.

Hidrovorët e Drojës dhe Shëllinzës po punojnë në kapacitete kritike për shkak të prurjeve të larta, ndërsa toka bujqësore në Adriatik, Fushë Mamurras dhe Fushë Kuqe janë përmbytur. Gjatë ditës pritet ndërhyrja e mjeteve të Forcave të Armatosura për riparimin e aksit Gallatë–Vinjollë, në Milot.

Në bashkinë Lezhë situata paraqitet më e qetë, por ekipet vijojnë punën për zhbllokimin e kanaleve dhe largimin e ujit nga bodrumet dhe nga rruga Shëngjin–Kune. Në Mirditë, lumi Fan i Vogël ka gërryer toka bujqësore dhe ka dëmtuar dy shtylla të energjisë elektrike në fshatin Kodër Rrëshen, ndërsa kërkohet ndihmë me mjete të rënda për ndërhyrje emergjente.

Autoritetet bëjnë me dije se, pavarësisht situatës, procesi mësimor në të gjitha bashkitë e Qarkut Lezhë po zhvillohet normalisht, ndërsa strukturat e emergjencave mbeten në gatishmëri të plotë.

 

Marrë nga TopAlbaniaRadio

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune

‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!

Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?

Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Probleme nga moti i keq në juglindje
Artikulli tjetër Humb jetën në aksident gjyqtari që kishte në “dorë” çështjen e Netanyahut, policia nis hetimet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pengesa e Malit të Zi, drejt BE-së quhet Kroaci
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Shtator, 2026
Plani/ Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe, në Kosovë!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.