KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Natasha Kandiç nderohet në Prishtinë me “Çelësin e Qytetit”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Natasha Kandiç nderohet në Prishtinë me “Çelësin e Qytetit”
AktualeFokusRajoniSociale

Natasha Kandiç nderohet në Prishtinë me “Çelësin e Qytetit”

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2025 8:47 am
266 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, është nderuar të dielën me çmimin “Çelësi i Qytetit” të Prishtinës, nga kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama.

Rama tha në një postim në Facebook se ia ndau këtë çmim Kandiçit si një shenjë mirënjohjeje për “jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit”.

Kandiç e themeloi Qendrën për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 për të dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut që janë bërë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Rama tha se Kandiç është një nga ato zëra të rrallë që “nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë”.

“Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe. Puna dhe përkushtimi i saj na kujtojnë se pa të vërteta nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon”, shkroi ai.

Duke folur gjatë ceremonisë së pranimit të çmimit, Kandiç tha se ka menduar se si do ta pranojë këtë nderim më 27 prill, pikërisht në një datë kur në Kosovë përkujtohet masakra e Mejës, ku u vranë 376 njerëz në vitin 1999.

“Kam menduar shumë si ta pranoj çelësin pikërisht sot. Ka qenë shumë e vështirë të mendoj për këtë”, theksoi Kandiç.

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998-1999.

“Të gjithë e dimë çfarë ndodhi më 27 prill. Të gjithë ne që sot ishim në Mejë pamë familjet pranë varreve, qirinjtë e ndezur, dhe e dimë që ende janë 15 persona të zhdukur, të cilët janë parë për herë të fundit më 27 prill dhe ende nuk dihet fati i tyre. Dua të besoj që nuk do të vijë prilli tjetër, 27 prilli tjetër, pa pasur familjet e tyre një varr ku të vendosin një qiri”, tha Kandiç.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.

Gjatë luftës në Kosovë u vranë rreth 13.000 njerëz, kryesisht shqiptarë.

Kandiç ka kaluar vite të jetës së saj duke dokumentuar krimet e luftës në Kosovë dhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë.

Në vitin 2018, Kandiç ishte nderuar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj me çmimin “Harta e Artë të Kosovës”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rebelët Huthi pretendojnë se nga një sulm amerikan u vranë 30 persona
Artikulli tjetër Trumpi dyshon në dëshirën e Putinit për paqe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.