KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave
AnalizeOpinionSocialeSportiZhvillim

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 8:08 am
48 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Viti zero i kombëtares italiane rrezikon të mos ketë një start të lehtë. Cikli i ri i Të Kaltërve do të duhet të nisë me ndeshjen miqësore të 3 qershorit me Luksemburgun për të pasuar me sfidën e datës 7 qershor me Greqinë.

Thelbi i çështjes është një aspekt politik dhe i stimujve. Me Italinë të detyruar të ndjekë Botërorin e kësaj vere si spektatore, miqësoret e qershorit nuk e kanë atë joshjen për futbollistët e rëndësishëm të Të Kaltërve. Këtu lind ideja e trajnerit Silvio Baldini që për këto dy ndeshje miqësore të marrë nën urdhrat e tij futbollistë shumë të rinj me dëshirën për të testuar në fushë talentet e reja që i ka ndjekur në muajt e fundit edhe teksa drejtonte skuadrën e U21. Një zgjedhje që do të garantonte uri, vrap dhe motivim, që vështirë se senatorët do të kishin në prag të pushimeve verore.

Por sipas asaj që publikon media greke Sport24, Federata Greke e Futbollit, EPO, kërkon një test të një niveli të lartë. Edhe Greqia ashtu sikurse Italia nuk ia doli që të kualifikohet për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës dhe ka hedhur sytë drejt Nations League të muajit shtator, kështu qe testi i fundit përpara pushimeve duhet të jetë një provë e vërtetë për Greqinë dhe jo një ndeshje ekzibicioni kundër ‘Shpresave’ italiane.

Kontaktet mes dy Federatave janë frenetike dhe po vazhdojnë prej 1 jave në tentativë për të gjetur një kompromos. Në këtë pikë, pozicioni i FIGC është i qartë; duhet të jetë trajneri ai që do të duhet të zgjedhë formacionin më të mirë sipas tij dhe jo grekët dhe të aktivizosh futbollistë si Donnarumma, Palestra, Pisilli, Ahanor, Esposito dhe Bartesaghi nuk shihet si një mungesë respekti kundrejt kundërshtarëve. Objektivi është që t’u jepet vlerë të rinjve dhe projektohet kombëtarja italiane drejt së ardhmes.

Situata është në evoluim, por gjërat nuk janë aspak të lehta duke qenë se në fillim të qershorit kalendari ndërkombëtar është i blinduar dhe lista e kundërshtarëve të lirë dhe të disponueshëm është e reduktuar ndjeshëm. Hapësirat për manovrim janë shumë të ngushta dhe rreziku i një ndryshimi të bujshëm të programit në minutën e fundit është shumë i madh.

 

Marrë nga Sport 24.gr

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër

Gjysma e popullsisë mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar

Shkodra dhe Vlora me më pak banorë por me më shumë kilometra rrugë

Tërmet i fuqishëm në Peru, banorët braktisin shtëpitë e tyre

New York/ 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në pusetë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm NATO po shqyrton dërgimin e anijeve ushtarake në Hormuz
Artikulli tjetër Sarandë/ Oficeri i Krimeve të Rënda ndalohet për shpërdorim detyre

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pas protestës për gjuhën shqipe në Shkup, plas debati për largimin e ambasadorit shqiptar Denion Meidani
Analize Kryesore Politike Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
SHBA planifikon të zvogëlojë forcat në dispozicion të NATO-s, në rast krizash
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 20 Maj, 2026
Vizita e Trump dhe Putin në Kinë/ Cili do të jetë partneri më bindës për Pekinin?
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 20 Maj, 2026
Pse lehtësimi i sanksioneve është ndër mjetet kyç diplomatike të Uashingtonit
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.