KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndotja e ajrit tejkalon normat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndotja e ajrit tejkalon normat
AnalizeKryesoreSociale

Ndotja e ajrit tejkalon normat

Përditësimi i fundit: 2 Shtator, 2024 1:20 pm
117 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ndotja e ajrit në disa qytete edhe në vitin 2023 u shfaq problematike me disa tregues që ishin mbi norma. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, i publikuar së fundmi, tregon se në periudha të caktuara në zona të caktuara tregues të ndryshëm të dëmshëm shfaqen në tejkalim të parametrave të lejuar. Së pari, analizohet gjendja e grimcave të pluhurit (PM10 dhe PM 2.5). Sipas AKM bazuar në rezultatet e monitorimit kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 (40 µg/m3 ), në stacionin e Tirana Higjiena dhe në stacionin e Elbasanit.

“Në stacionin e Tirana Higjiena kemi një tejkalim të normës vjetore të PM10 në masën 35.4%, ndërsa në stacionin e Elbasanit kemi një tejkalim të normës vjetore në masën 19.62%. Referuar të dhënave vjetore në stacionin e Korçës, Tirana AKM dhe Tirana MTM, vlerat e PM10 i përafrohen normës vjetore, ndërsa referuar të dhënave mujore kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 në stacionin e Korçës vetëm në muajt Janar, Shkurt dhe Dhjetor 2023.

Kjo tregon që kemi rritje të grimcave të pluhurit PM10 vetëm në periudhën e ftohtë të vitit, si rezultat i përdorimit të lëndëve fosile ose drurit për ngrohjen e banesave. Vlera mesatare e PM10 për të tre muajt Janar, Shkurt dhe Dhjetor 2023 është 59.51 µg/m³ dhe kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 (40 µg/m³) prej 48.8% vetëm gjatë dimrit”, thuhet në raport.

I njëjti raport vlerëson se duke iu referuar të dhënave ditore të PM10, krahasuar me normën ditore (50 µg/m³ ) kemi tejkalim të normës ditore të PM10 në stacionet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Tirana ASHR, Tirana AKM dhe Tirana MTM në periudhën Janar –Mars , Korrik dhe Dhjetor. Sa i takon treguesit PM2.5 referuar të dhënave mujore, kemi tejkalim të normës vjetore të PM2.5 në stacionin e Korçës në muajt Janar, Shkurt dhe Dhjetor 2023.

“Ashtu si në rastin e PM10 kemi rritje të grimcave të PM2.5 vetëm në periudhën e ftohtë të vitit, kjo si rezultat i përdorimit të lëndëve fosile ose drurit për ngrohje në këtë qytet. Vlera mesatare e PM2.5 për të tre muajt Janar, Shkurt dhe Dhjetor 2023është 44.47µg/m³ e shprehur në % kemi tejkalim të normës vjetore të PM2.5 prej 77.9%”, nënvizon AKM.

Duke u ndalur në treguesin e dioksidit të azotit raporti vlerëson se kemi tejkalim të normës vjetore të NO2 në stacionin e Tirana ASHR në muajt Janar, Gusht, Shtator, Tetor, Nëntor. Në muajt e tjerë të vitit vlerat mesatare mujore të NO2 janë shumë afër normës por nuk e tejkalojnë atë. Kjo rritje vjen si rezultat i qarkullimit të automjeteve shpesh herë me trafik të rënduar. Dioksidi i azotit nga ana tjetër sipas matjeve nuk rezulton në tejkalim në asnjë prej stacioneve.

Monitorimi i SO2 për vitin 2023 është realizuar në stacionet e Tirana Sauk, Tirana ASHR, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit. Bazuar në të dhënat e monitoruara rezulton se në asnjë stacion nuk kemi tejkalim të vlerës limite ditore dhe as të vlerës limite orare për SO2. Sa i takon monoksidit të karbonit, matja është realizuar në stacionet e Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Shkodrës, Tirana ASHR dhe Tirana Sauk. Bazuar në vlerat mesatare vjetore nivelet më të larta të CO janë monitoruar nënstacionin e Elbasanit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Beleri lë burgun e Fierit: Do të luftoj për çështjen në Strasburg
Artikulli tjetër Uzuni në vend të Brojës në kombëtare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.