KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2025 9:34 am
143 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë.

Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend.

“I gjithë lumi Shkumbin është një hotspot i madh, sepse venddepozitimet buzë Shkumbinit nuk u rehabilituan asnjëherë. Nuk e di nëse bashkitë janë duke i derdhur mbetjet në landfillin e Elbasanit” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit.

Por Shkumbini nuk është i vetmi. Nga jugu në veri, në shtretërit e lumenjve derdhen prej vitesh pirgje me plehra në venddepozitime të paligjshme, duke i ndotur ujërat me grumbuj plastike, qese që valëviten në pemët përreth dhe inerte që ngrihen si kodra dhe rrëshqasin në ujë.

Në lumin Devoll që kalon pranë Gramshit, mbetje urbane dhe inerte gjenden në shtratin e lumit, duke pritur stinën e rreshjeve që t’i zhvendosë prej aty drejt liqenit të Banjës. Në Obot të Shkodrës në veri të vendit, përrenjtë që zbresin drejt lumit Buna sjellin mbetje të vendbanimeve përreth, njësoj si në brigjet e lumenjve Fan dhe Gjadër, ku gjenden vendgrumbullime të paligjshme mbetjesh që përfundojnë në detin Adriatik.

Ekspertët e mjedisit fajësojnë sistemin jofunksional të menaxhimit të mbetjeve urbane në Shqipëri, sikurse institucionet përgjegjëse dhe vetë qytetarët.

Sipas Denisa Kasës, aktiviste mjedisore, një pjesë e madhe e komuniteteve lokale nuk janë ende të ndërgjegjësuar për dëmet mjedisore.

“Ne si pjesë e shoqërisë civile, vazhdimisht kemi organizuar pastrime përgjatë lumenjve, por edhe aktivitete për t’u njohur me lumenjtë. Duhet të kemi parasysh se një pjesë e madhe e komuniteteve dhe njerëzve nuk janë të ndërgjegjshëm për vijimësinë e një lumi nga fillimi deri në fund dhe çfarë ndodh përgjatë tij,” tha Kasa.

Edhe Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës e vendos theksin te nevoja për ndërgjegjësim.

“Pjesa qytetare është e rëndësishme, kështu që të gjithë së bashku duhet të luftojmë për ndërgjegjësimin si shoqëri. Shoqëria ka nevojë shumë të ndërgjegjësohet për këtë gjë, shkolla ka të bëjë shumë për edukimin mjedisor,” tha ai.

Mes dhjetra venddepozitimeve klandestine, ka edhe nga ato që janë të certifikuara dhe përdoren nga pushteti vendor në kundërshtim me parashikimet ligjore. Landfille të tilla janë veçanërisht problematike për lumin e Vjosës.

“Në Vjosë kemi disa vendgrumbullime që janë shumë afër lumit. Kemi të Këlcyrës, të Tepelenës, pra gjatë gjithë Vjosës kemi disa vendgrumbullime mbetjesh. Sa më afër lumit, kuptohet që ndotja është shumë direkte në lumë,” thotë Besjana Guri, drejtuese e qendrës mjedisore “Lumi”.

Edhe profesori Aleko Miho është i shqetësuar për ndotjen e lumit Vjosa, i shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.

“Përgjatë Vjosës ka disa shkarkime që vijnë nga zonat e banuara, që janë shkarkime të lëngëta që i shihni dhe nuk i shihni. Ne shpesh shohim ato që janë të dukshme, një landfill apo shpërndarje gjatë lumit apo në deltën e tij të mbetjeve plastike. Por ndotja është e shpërndarë, ka në lumë, ka në të gjithë pellgun e saj,” tha Miho.

Efektet e ndotjes së lumenjve nga mbetjet i kanë kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë. Prej vitesh, Mali i Zi dhe Kroacia ankohen për mbetjet e plastikës, të cilat zhvendosen në hapësirën e tyre përmes rrymave detare.

“Fatmirësisht në Shqipëri, rrymat bregdetare nuk na i lënë të gjitha mbetjet që ne depozitojmë në detin Adriatik, por i marrin rrymat bregdetare dhe i çojnë në Kroaci ose në fund të brigjeve të Malit të Zi. Kësisoj, duke e hequr nga momenti jonë, ne i marrim mbetjet dhe i fshehim poshtë tapetit si gjithmonë,” thotë Ornela Çuçi. “Në këtë rast, tapeti ynë i poshtëm qenka Kroacia, dhe ata ankohen,” shtoi ajo.

Profesori Aleko Miho thotë se mbetjet e plastikës në lumenjtë e Shqipërisë shkaktojnë probleme të shumta mjedisore dhe shëndetësore,  ndaj ai bën thirrje që këtë dëm ta paguajnë ndotësit.

“Një plastikë në ujë ka gjithë kohën të shpërbëhet dhe të lëshojë mikroplastika, pjesa më e madhe e të cilave janë kancerogjene,” shpjegon Miho.

“Ndotësi duhet të paguajë. Edhe qytetari që ndot duhet të paguajë, edhe ai që shkarkon plehra në buzë të lumit pa pyetur duhet të paguajë, edhe bashkia që nuk kujdeset për mbledhjen e plehrave ka pjesën e vet të përgjegjësisë,” shton më tej ai.

Pas dështimit të investimeve prej dhjetramilionë eurosh në trajtimin e mbetjeve urbane, qeveria ka përgatitur së fundmi një tjetër ligj dhe strategji. Por ekspertët e mjedisit janë mosbesues për aplikimin e tyre në praktikë.

“Kjo çështja e strategjive ka filluar të bëhet komike. Strategjia e parë që u bë në 2011 u pa që ishte implementuar shumë pak. Me ndihmën e GIZ u bë strategjia tjetër. Tashmë është bërë nevoja për një strategji pas 5 vitesh sërish, çka do të thotë që ne jemi të paaftë edhe të planifikojmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kjo kryesisht për shkak të mosmenaxhimit të qartë të veprave madhore në këtë vend,” përfundoi Çuçi.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët
Artikulli tjetër Kryetarja e Bashkisë Roskovec, nën akuzë për presion zgjedhor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë
Analize Bota Opinion Politike Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.