KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryetarja e Bashkisë Roskovec, nën akuzë për presion zgjedhor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kryetarja e Bashkisë Roskovec, nën akuzë për presion zgjedhor
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, nën akuzë për presion zgjedhor

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2025 9:36 am
204 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 14 nëntor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e marrë e pandehur për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Sipas prokurorisë, nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit me inicialet G.B. që të mos merrte pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, si dhe të mos përfshihej në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike. Bufi u rikonfirmua si kryetare e Bashkisë Roskovec në këto zgjedhje vendore.

SPAK i është referuar publikimit në media të një audio regjistrimi për të filluar hetimin. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se kryebashkiakja Majlinda Bufi ështe revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues nga një program social i Bashkisë Roskovec, që kishte si objekt përmirësimin e kushteve të banimit për familjet e varfëra e të pafavorizuara, të miratuar nga këshilli kësaj njësie vendore një vit para zgjedheve vendore të 2023-it.

Nga hetimi ka rezultuar se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, përpara zgjedhjeve të atëhershme, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.

Më pas, shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e bashkisë me Bufin, ku atij i është ushtruar presion duke iu përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se kishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera, në këtë takim e pandehura i ka përmendur faktin se ai kishte dërguar mesazhe ku flitej për fitore të kandidatit të opozitës.

“E pandehura Majlinda Bufi me pretendimin për të ‘shpëtuar’ shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: ‘që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapë gojë, të mos flasë as ai as familja e tij, por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023′”, shpjegon SPAK dhe çmon se kërkesa e Bufit është bërë përmes kërcënimit të masave administrative dhe kundër vullnetit të shtetasit G.B..

 

Marre nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave

Serbi, arrestohet shefi i policisë për shërdorim detyre

Banka Qendrore e Serbisë i heq licencën bankës së biznesmenit, për të cilin u kërkuan sanksione amerikane

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve
Artikulli tjetër Shqiptarët protestojnë sot në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë
Analize Bota Fokus Opinion Politike 30 Tetor, 2026
Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.