Mbarështuesit e imtave në disa zona të Myzeqesë, veçanërisht në Bishan dhe Povelçë, janë përballur me një dukuri të pazakontë që po sjell ngordhjen e deleve, por edhe të qengjave të sapolindur.
Vetë barinjtë dhe blegtorët tregojnë se kjo vjen si pasojë e mungesës së dezinsektimit të zonës dhe pranisë së kolonive të mushkonjave që po përhapin këtë lloj infeksioni me pasoja të rënda për blegtorët, edhe pse ata shprehen se kanë kryer vaksinimin e tufave.