Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri të ditur planin e tij për Rripin e Gazës.
Sipas tij, SHBA do marrë kontrollin mbi këtë territor, i cili falë investimeve do kthehet në rivierën e Lindjen së Mesme.
Ndërkohë, shumica dërrmuese e palestinezëve do zhvendosen në vende të tjera.
Më herët është sugjeruar se 100 mijë palestinezë do zhvendosen në Shqipëri.
Kështu bëri të ditur gazetari i njohur izraelit, Amit Segal. Ky pretendim u hodh poshtë nga kryeministri Edi Rama.
Por sipas portalit të njohur Jewish Press, Segal thotë se nëse Shqipëria nuk pranon, do përballet me skenarin kolumbian të Donald Trump.
“Segal sugjeroi gjithashtu që nëse shqiptarët do të kundërshtonin pritjen e 100 mijë arabëve të Gazës në tokën e tyre, Trump do t’u bënte atyre atë që bëri me Kolumbinë një ditë më parë, duke vendosur tarifa për kafenë e tyre për refuzimin e marrjes së aeroplanëve me emigrantë të paligjshëm nga SHBA. Kolumbianët u dorëzuan,” shkruan Jewish Press.