KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium
AnalizeKryesoreSocialeSporti

Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 11:51 am
250 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

“Besa” e Kavajës do të festojë 25 tetorin e ardhshëm, 100-vjetorin e themelimit të klubit sportiv.

Një poet i njohur ka shkruar tekstin e këngës që do të shoqërojë ceremoninë jubilare, megjithatë tifozët kavajas flasin për disa mangësi.

Qyteti i pasionuar me futbollin prej vitesh nuk ka një stadium, ndërsa “ekipi i zemrës” vazhdon të notojë në ligën e dytë kampionatit – e njohur si Kategoria e Parë.

Në mungesë të stadiumit, ekipi “Besa” aktualisht i zhvillon ndeshjet e kampionatit në qytete të tjerë, ose në fushën e vjetër, të ndërtuar gati 80 vjet më pare.

Bujar Haxhialushi është rritur në një familje, ku sporti i futbollit ishte kult dhe ku mikpritja e futbollistëve miq kthehej në kënaqësi.

“Dy dhoma të mëdha ishin në dispozicion të ekipeve mysafire, kur ato zhvillonin ndeshjet e radhës në Kavajë,” tha Bujari për BIRN.

“Po flasim për periudhën para luftës së dytë botërore, atëherë kur gratë kavajase filluan ti ndjekin ndeshjet, edhe pse me kokën e mbuluar me çarçaf,” sqaroi ai.

Haxhialushi, që i ka kaluar 80 vitet, nuk  ndjehet mirë për mungesën e stadiumit, i cili u amortizua para disa vite më parë, dhe po në atë kohë edhe skuadra zbriti në kategorinë inferiore.

“U tha që do të ndërtohet me financimin e një kompanie arabe, por godina e tribunës qendrore dhe shkallaret janë prishur fare,” ankohet ai.

Burime nga Bashkia e Kavajës i thanë BIRN se stadiumi do të rindërtohet me një investim të përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), e cila do të financojë pjesën më të madhe të shumës.

Stadiumi i ardhshëm pritet të ketë dimensione më të mëdha se sa ai i ndërtuar 50 vjet më parë dhe do të presë deri në 8 mijë shikues njëherësh.

“FSHF synon të ndërtojë një impiant shumë-funksional dhe ne do ta mbështesim projektin e përgatitur”, tha një zyrtar i Bashkisë së qytetit.

Megjithatë, në kantierin e ndërtimit ka pak informacion për investimin.

Në tabelën e vendosur aty ku dikur ngrihej tribuna kryesore dhe dhomat e sportistëve nuk ka asnjë të dhënë për stadiumin që pritet të ndërtohet prej vitesh.

Në fotot dhe  skicat e riprodhuara, publiku gjen vetëm vendimin e Bashkisë ku shkruhet: Plan-vendosja për miratimin e Lejes së ndërtimit “Prishje e objektit ekzistues Stadiumi “Besa” /Rruga “Taulantia” me zhvillues Bashkia Kavajë.

Që nga fillimi i këtij viti mjetet e rënda kanë prishur tashmë elementet kryesore të kompleksit sportiv, i cili u ngrit në vitin 1974 dhe u dëmtua përfundimisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Një pjesë e territorit është rrethuar me kufizuese llamarine, ndërsa në anën lindore ditëve të diela dallohet një pjesë e tregut fshatar të fruta-perimeve.

Kasemi është një burrë i gjatë, i cili shet produktet e kopshtit, ndërsa pas shpinës së tij shihet fusha e blertë e ish-stadiumit, ku kullotin qetësisht dy kuaj.

Kur klientët largohen, ai tregon se dikur vinte nga Rrogozhina, ku banonte, për të ndjekur “Besën”, ndërsa tani që banon në Kavajë shkon në Rrogozhinë për të shikuar “Egnatian”, e cila para një viti u shpall kampione e Superligës.

“Bëj hesap: Skuadra e Rrogozhinës i tregon tani numrin e fanellës “Besës”, thotë Kasemi, duke kujtuar një shprehje të dikurshme për rivalitetin mes ekipeve të të njëjtit rreth.

Kur vjen nga Durrësi, në hyrje të qytetit shihet një top futbolli dekorativ me përmasa të mëdha.

Autorët e skulpturës urbane kanë zgjedhur motivin e preferuar të Kavajës, qytetit që vazhdon të jetë i lidhur fort me futbollin, edhe pse ndjekësit e tij duken pesimistë për të ardhmen.

Nimet Merhori ka veshur fanellën e “Besës” atëherë kur skuadra kavajase fitonte kupa brenda vendit dhe kur konkurronte me dinjitet në arenën evropiane, duke kaluar edhe në turin e dytë të ndeshjeve eliminatore.

“Ishin vitet ’70, pikërisht koha kur u ndërtua edhe stadium “Besa”,” dëshmon ish-futbollisti Merhori për BIRN, duke kujtuar hollësisht njerëzit dhe ndërmarrjet që kontribuuan për ngritjen e institucionit sportiv.

Ndërsa ndalon më gjatë me emrat e trajnerëve dhe sportistëve të ekipit deri në fund të shekullit të kaluar, Nimeti ndjehet i trishtuar për gjendjen aktuale të stadiumit dhe të ekipit.

“Uroj që të ndërtohet sa më shpejt, por do të jetë e vështirë që 100-vjetori të festohet në stadiumin e ri,” përfundoi ai.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Baroni” shqiptar i drogës, për DailyMail: Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë
Artikulli tjetër Votuesit që munguan në zgjedhjet parlamentare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.