KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një vit pas dorëzimit, pallatet e Rindërtimit në Krujë janë bosh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një vit pas dorëzimit, pallatet e Rindërtimit në Krujë janë bosh
AktualeKryesoreOpinionSociale

Një vit pas dorëzimit, pallatet e Rindërtimit në Krujë janë bosh

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 11:42 am
178 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një vit pasi kryeministri Edi Rama udhëhoqi ceremoninëë e inagurimit dhe dorëzimit të çelësave të apartamenteve të ngritura pas “Rindërtimit”, pallatet në Krujë vijojnë të jenë tërësisht të boshatisur.

Në 27 Maj 2024, Rama dhe bashkëpunëtorja e tij e ngushtë, Belinda Balluku, shpërndanë një video, në të cilën shfaqeshin duke takuar ata që konsideroheshin si të dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, në qytetin e Krujës.

Pasi shprehu vetëkënaqësinë për atë që ai e konsideroi si “premtim të mbajtur”, Rama, madje, këshilloi Bashkinë e Krujës, të drejtuar nga Artur Bushi, që të mbillnin pemë në ambjentet rrethuese të kompleksit me disa pallate, në periferi të qytetit.

Pra, sipas kryeministrit, çdo gjë ishte mbaruar. Ai dorëzoi çelësat dhe duhej menduar vetëm për shëndetin e banorëve të rinj.

Por, përtej videos propagandistike të shpërndarë me regji nga zyra e kryeministrit, situata në terren është tërësisht më ndryshe.

Në një vëzhgim të kryer së fundmi nga “Boldnews.al” rezulton se pallatet e reja janë tërësisht bosh. Aty nuk ka frymë njeriu. Godinat janë ngritur dhe janë lyer nga jashtë, por ato nuk kanë mirëpritur banorët, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga inagurimi dhe dorëzimi i çelësave.

Behari 63-vjeçar është një banor i hershëm i zonës. Ai ishte një nga ata që i ka besuar fillimisht premtimet e kryeministrit Edi Rama për rindërtimin e shpejt, kur ai u shfaq me poza të pikëlluara përballë banorëve të tronditur të Krujës, në fillim të dhjetorit 2020.

Në një bisedë me “Boldnews.al”, ai tregon se pallatet u ndërtuan, por ato janë të pabanueshme. “Janë bosh, pasi aty nuk mund të jetohet”, -tregon ai. Nuk kanë dyer, kanalizime, nuk ka tubacione, pra janë vetëm disa kasolle prej tulle, ku nuk mund të jetojnë njerëz”.

Edhe Astriti, një 53-vjeçar që ka një lokal të vogël pranë zonës e sheh me skepticizëm të gjithë shfaqjen e kryeministrit në Krujë.

“Erdhi, bëri ca qyfyre, dha ca çelësa dhe më pas asgjë”, tregon ai i pezmatuar, pasi kishte shpresuar që banorët e lagjes së re do të shtonin klientelën në lokalin e tij me pak tavolina.

Nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, në Krujë mbetën pa strehë 336 familje. Godinat e reja, 8 pallate, të financuara disa dhjetra miliona euro nga Buxhetit i Shtetit, janë projektuar për të mirëpritur rreth 250 familje.

Gjatë procesit të Rindërtimit, qeveria e Ramës ka deklaruar në vijimësi se ka përfunduar apartamentet e reja dhe se shumë familje tashmë kanë nisur jetesën aty.

Por, të dhënat konkrete tregojnë se, përtej propagandës së Ramës, apartamentet e reja në shumë zona të vendit janë bosh.

Në Kurbin, të gjitha godinat e Rindërtimit janë të pabanuara, megjithëse kryeministri edhe aty ka dorëzuar çelësat e shtëpive. Kronikat mediatike kanë treguar se shtëpinë në ato pallate janë të pabanueshme.

Në Durrës, po e njëjta situatë. Shumë prej banorëve në qytetin bregdetar jetojnë ende në godinat e dëmtuara, në pritje të përmbushjes së premtimeve të Ramës, kur kanë kaluar 6 vjet nga tërmeti tragjik.

Në Tiranë, në zonën e Ndroqit u ndërtuan një kompleks godinash një-katëshe, të cilat për banorët e zonës ngjajnë më shumë me kotece pulash. Ato janë të gjitha bosh.

Në Kombinat, gjithashtu pallatet e reja vijojnë të jenë në ndërtim, ndërkohë që mijëra banorë të zonës kanë nisur të humbin shpresat për sistemim të shpejtë, përkundër deklaratave të kryeministrit, që u premtoi sistemim në banesa brenda një viti (pra, në vitin 2020).

Po ashtu, edhe në zonën e “5 Majit”, shfaqet e njëjta panoramë, ku godinat e reja janë të papërfunduara dhe mijëra familje vijojnë “shëtitjen” në shtëpi me qira.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 4 ditë para zgjedhjeve ambasada amerikane mesazh qytetarëve
Artikulli tjetër Gjirokastra mes votuesve historikë dhe të zhgënjyerve nga politika

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.