KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Operacion antidrogë në Belgjikë, goditet organizata shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Operacion antidrogë në Belgjikë, goditet organizata shqiptare
AktualeFokusSociale

Operacion antidrogë në Belgjikë, goditet organizata shqiptare

Përditësimi i fundit: 27 Maj, 2025 9:26 am
165 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare. Raportohet se gjashtë shtetas u vendosën në pranga. Lajmi u bë i ditur të hënën nga Prokuroria Publike e Leuven-it, e cila konfirmoi se të ndaluarit ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Hetimet kishin nisur që në nëntor të vitit 2023 nga Policia Federale Gjyqësore (PJF) në Leuven, pas dyshimeve se grupi kishte ngritur plantacione të sofistikuara kanabisi në Belgjikë dhe Francë, si dhe ishte i përfshirë në transport ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Grupi kriminal operonte kryesisht nga rajonet Diest, Geel dhe Liège, ndërkohë që kishte lidhje me bashkëpunëtorë në disa vende të tjera evropiane, duke përdorur një rrjet të mirëorganizuar logjistik. Operacioni kulmoi më 20 maj me 11 kontrolle në qytetet Diest, Geel, Herstal, Lummen, Liège, Oupeye dhe Tremelo.

Tetë persona u arrestuan, nga të cilët gjashtë – të moshës nga 32 deri në 46 vjeç – u vendosën në paraburgim me urdhër arresti, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë por mbeten në hetim. Në të njëjtën ditë, autoritetet shqiptare dhe franceze zhvilluan kontrolle të ngjashme në territoret e tyre, në koordinim me hetimet belge. Gjatë aksionit, rreth 90 efektivë policie morën pjesë, përfshirë njësitë e posaçme dhe shërbimet doganore, si dhe policinë lokale nga disa qytete.

Sipas Prokurorisë së Leuven-it, gjatë kontrolleve u sekuestruan 36.5 kilogramë kanabis, si dhe substanca të tjera narkotike si ketaminë, kokainë, ekstazi, gaz i qeshur dhe amfetaminë. Gjithashtu, u gjetën para cash, armë zjarri dhe prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen hetimeve të mëtejshme.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet, ambasadori i BE: Koha për reformë zgjedhore
Artikulli tjetër Mijëra izraelitë i bashkohen marshit racist dhe të dhunshëm në Jerusalem

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.