KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pabarazia e kursimeve, shqiptari i zakonshëm ka vetëm 3 mijë euro në bankë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pabarazia e kursimeve, shqiptari i zakonshëm ka vetëm 3 mijë euro në bankë
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Pabarazia e kursimeve, shqiptari i zakonshëm ka vetëm 3 mijë euro në bankë

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2025 11:39 am
296 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Gjergj Erebara

Në Shqipëri ka rreth 1.84 milionë depozita bankare aktive, por rreth 93% e tyre duket se i përkasin qytetarëve të zakonshëm dhe kanë në gjendje mesatarisht 312 mijë lekë ose 3100 euro me kursin aktual të këmbimit, ndërsa afro 7% e depozitave ose 126 mijë llogari kanë në gjendje mesatarisht 5.9 milionë lekë secila ose 59,000 euro.

Të dhënat e deklaruara në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, i cili është depozituar dhe publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, tregojnë se në 7 përqindëshin e depozitave të të pasurve gjenden 7.4 miliardë euro ose 58% e të gjitha depozitave të individëve në sistemin bankar, ndërsa në 93 për qind të depozitave të tjera gjenden 42% e kursimeve totale ose 5.34 miliardë euro.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave është një agjenci publike e cila ka për detyrë që të mbledhë një kontribut periodik vjetor nga bankat për të garantuar që, në rast se ndonjëra prej tyre famimenton, ajo të paguajë depozitat e qytetarëve. Agjencia garanton në masën 100% depozitat deri në vlerën 2.5 milionë lekë, ndërsa depozitat mbi këtë vlerë garantohen në përqindje më të ulët.

Për rrjedhojë, agjencia i mban llogaritë e depozitave të ndara në depozita deri në 2.5 milionë lekë dhe depozita mbi 2.5 milionë, për të llogaritur në këtë mënyrë totalin e depozitave të garantuara 100% dhe shumën mbi këto depozita të garantuara në përqindje më të ulët.

Incidentalisht, ndarja administrative siguron të dhëna statistikore për numrin e depozitave ku gjenden shuma parash mbi 2.5 milionë lekë dhe që supozohet se i përkasin të pasurve si dhe depozitave të tjera.

Kjo nuk është më matje e saktë e pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve të vendit, por është goxha informuese për të parë se sa para gjenden në duart e të pasurve dhe sa, në duart e pjesës tjetër.

Sipas të dhënave të vitit 2024, në Shqipëri kishte 1.84 milionë llogari bankare aktive me një total depozitash prej 127 miliardë lekësh ose afërsisht 13 miliardë euro.

Numri i llogarive bankare nuk është i barabartë me “individë” pasi një individ mund të ketë më shumë se një llogari bankare kështu që, me gjasa, numri i individëve me llogari mbi 2.5 milionë lekë është më i ulët se sa 126 mijë.

Shqipëria nuk ka sistem statistikor të konceptuar për të matur pabarazinë në aspektet e ndryshme të këtij fenomeni, nga pabarazia në të ardhura te pabarazia në asete apo në konsum.

Të dhëna indirekte përfitohen nga informacione si ky i depozitave, dhe përfitohen në mënyrë incidentale. Sa i përket pronave, Shqipëria nuk prodhon statistika për të parë sa qytetarë posedojnë prona dhe cila është vlera e pronave të poseduara prej tyre dhe cila është shkalla e pabarazisë.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si ta kuptojmë konfliktin e armatosur Izrael-Iran? A kërcënohet Shqiperia?
Artikulli tjetër Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat me Ulsi Manjën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.