KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 10:40 am
59 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Punonjësit shqiptarë paguhen mesatarisht katër herë më pak se ata në Bashkimin Europian, ndërsa vijojnë të mbeten ndër më pak të paguarit edhe në Ballkanin Perëndimor.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat-it, publikuar nga Euronws, paga mesatare vjetore bruto, e përshtatur për punësimin me kohë të plotë, arriti në 41,464 euro në Bashkimin Europian në vitin 2025, me një rritje prej 4.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në Shqipëri, sipas statistikave të INSTAT-it, paga mesatare mujore bruto ishte rreth 84 mijë lekë në vitin 2025, ose rreth 860 euro, e barasvlershme me 10,320 euro në vit.

Ndonëse metodologjitë e matjes nuk janë plotësisht të harmonizuara, krahasimi orientues e vendos pagën mesatare shqiptare në rreth 25% të nivelit të Bashkimit Europian. (Sipas Anketës së Kostos së Punës për vitin 2024, të publikuar nga INSTAT më 12 nëntor 2026, 99.5% e punëmarrësve në Shqipëri ishin me kohë të plotë).

Punonjësit shqiptarë paguhen rreth 36% më pak edhe se ata në Bullgari, vendi me pagat më të ulëta në Bashkimin Europian, ku të ardhurat mesatare vjetore bruto arritën në 16,201 euro në vitin 2025.

Diferenca është e konsiderueshme edhe me dy prej destinacioneve kryesore të emigracionit shqiptar, Italinë dhe Greqinë. Në Itali, paga mesatare vjetore bruto ishte 34,213 euro, ndërsa në Greqi 18,772 euro. Në Gjermani, paga mesatare arriti në 56,360 euro.

Shqipëria mbetet pas edhe në rajon, ia kalon vetëm Kosovës

Të dhënat e përpunuara më herët nga “Monitor”, bazuar në statistikat zyrtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, evidentojnë se Shqipëria vazhdon të ketë një hendek të konsiderueshëm në paga edhe me ekonomitë fqinje.

Serbia kryesoi rajonin në vitin 2025, me një pagë mesatare vjetore bruto prej rreth 15,480 eurosh, 50% më të lartë se në Shqipëri.

Në Bosnjë-Hercegovinë, paga vjetore arriti në rreth 14,940 euro, ndërsa në Mal të Zi në 14,472 euro.

Maqedonia e Veriut, me një pagë mesatare vjetore prej 13,200 eurosh, i paguan punonjësit rreth 28% më shumë se Shqipëria.

Vetëm Kosova ka paga më të ulëta në rajon. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare mujore bruto arriti në 713 euro në vitin 2025, me një rritje prej 11.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, ose 8,556 euro në vit.

Ku paguhen më shumë punonjësit në Europë

Luksemburgu kryesoi renditjen europiane në vitin 2025, me një pagë mesatare vjetore bruto prej 85,609 eurosh, mbi tetë herë më të lartë se në Shqipëri.

Pagat më të larta u regjistruan më pas në Danimarkë (73,500 euro), Irlandë (64,387 euro), Belgjikë (61,984 euro) dhe Austri (60,727 euro).

Ndër ekonomitë më të mëdha europiane, Gjermania kryesoi për nivelin e pagave, e ndjekur nga Franca, me 44,734 euro, Spanja, me 35,125 euro dhe Italia.

Në fund të renditjes së Bashkimit Europian, pas Bullgarisë dhe Greqisë, ishin Hungaria (20,138 euro), Rumania (20,818 euro) dhe Sllovakia (21,661 euro).

Diferencat ngushtohen sipas fuqisë blerëse

Sipas përllogaritjeve të Euronews, diferencat në paga ndërmjet vendeve europiane ngushtohen kur merret në konsideratë niveli i çmimeve.

Në terma nominalë, paga mesatare në Luksemburg është mbi pesë herë më e lartë se ajo në Bullgari, ndërsa pas përshtatjes sipas fuqisë blerëse, diferenca ndërmjet vendit të parë dhe atij të fundit reduktohet në rreth tre herë. Greqia zbret në vendin e fundit të renditjes.

Ekspertët e intervistuar nga Euronews argumentojnë se diferencat në produktivitetin e punës, zhvillimin ekonomik, kapitalin njerëzor dhe investimet në teknologji janë ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e pagave.

Jaan Masso, profesor i asociuar i ekonometrisë së aplikuar në Universitetin e Tartu-s, në Estoni, argumenton se niveli i pagave përcaktohet kryesisht nga zhvillimi ekonomik, produktiviteti dhe vlera që krijojnë punonjësit në ekonomi.

Štěpán Jurajda, profesor në institutin CERGE-EI në Pragë, rendit ndër faktorët kryesorë diferencat në kapitalin fizik dhe njerëzor, nivelin arsimor, cilësinë e institucioneve, efektivitetin e rregullimit të ekonomisë, si dhe politikat për kërkimin shkencor dhe zhvillimin.

Rregullimi i tregut të punës luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Sipas Masso, paga minimale dhe marrëveshjet kolektive ndikojnë në shpërndarjen e pagave, duke theksuar se diferencat në të ardhurat nga puna janë përgjithësisht më të vogla në vendet skandinave.

Ngushtimi i hendekut Lindje-Perëndim po ndikon në emigracion

Malte Lübker, ekspert i pagave në Institutin e Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale (WSI) të Fondacionit Hans Böckler, vëren se hendeku ndërmjet pagave në Europën Lindore dhe atë Perëndimore është ngushtuar ndjeshëm me kalimin e viteve.

Ky zhvillim po ndikon edhe në tendencat e emigracionit për motive ekonomike.

“Kur merret parasysh fuqia blerëse, punësimi në Gjermani nuk është më një alternativë kaq tërheqëse për punonjësit polakë”, tha Lübker për Euronews Business.

Pagat mesatare nuk pasqyrojnë gjithmonë standardin e jetesës

Ekspertët paralajmërojnë se përshtatja statistikore e pagave për punësimin me kohë të plotë ka kufizimet e saj.
Lübker argumenton se jo të gjithë punonjësit kanë mundësi të punësohen me kohë të plotë. Për shumë prej tyre, kryesisht gratë, puna me kohë të pjesshme është mënyra e vetme për të ndërthurur punësimin me përgjegjësitë familjare.

Nga ana tjetër, pagat mesatare mund të fshehin diferenca të mëdha brenda të njëjtit vend. Masso përmend rastin e Luksemburgut, ku mesatarja e lartë mund të ndikohet nga një numër relativisht i vogël vendesh pune me paga shumë të larta, veçanërisht në sektorin financiar.

 

Marrë nga Euronews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si po përdorin kartelet skafet e shpejta, për të “përmbytur” Evropën me kokainë

Hungaria hap dosjet e informatorëve të epokës komuniste/ Publikohen 60 mijë emra

Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit në kuvend, në krahun e opozitës

Tirana, qyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë për blerjen e një apartamenti, në raport me pagat

Qeveria miraton listën e re të 120 investimeve kombëtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Natë e gjigantëve të rrëzuar në Champions
Artikulli tjetër 1 mln shqiptarë janë larguar vitet e fundit/ Edhe ata që janë rikthyer, duan të ikin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Nga bulevardi në trotuar”, qeveria po tkurr me ligje dhe me forcë të drejtën e tubimit
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Nëntor, 2026
Gjykata pezullon gjobën 5 milionë lekë ndaj 17-vjeçarit që u ndëshkua pse doli në protestë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 26 Nëntor, 2026
Grekët “qajnë” shqiptarët: Askush nuk punon si ata, tani që ikën po falimentojmë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Rajoni Sociale 26 Nëntor, 2026
Rama i rrëmben Veliajt projektin 144.5 milion euro të ujësjellësit
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Zhvillim 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.