KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi

Përditësimi i fundit: 7 Gusht, 2025 2:01 pm
202 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Si asnjëherë tjetër, treguesit e punësimit, papunësisë, “dembelëve” dhe forcës së punës shënuan rënie njëherazi duke reflektuar ngjarje më të thella se dinamikat e tregut të punës, konkretisht reduktimin e popullsisë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu numri i të papunëve u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë. Papunësia nga 113.558 persona në tremujorin e parë të vitit 2024 ra në 110.655 persona në të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Numri më i madh i të papunëve mbetet te grupmosha 15-29 vjeç, që përfaqëson 39.5 mijë persona në 3-mujorin e 2025, megjithëse ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë.

Popullsia inaktive “Dembelet” ra me mbi 3800 persona. Numri i personave jo-aktivë (15 vjeç e lart që nuk janë as në punë dhe as në kërkim aktiv për punë) ka rënë nga 730.103 në 2024 në 726.214 persona në tremujorin e parë 2025.

Kjo ulje e lehtë është më e theksuar te grupmosha 15-29 vjeç, ku numri i të rinjve joaktivë është zvogëluar nga 192.044 në 184.065 persona, si pasojë kryesisht e popullsisë në këtë grupmoshë.

Me ulje ishte edhe forca e punës me rreth 12, 694 persona më pak ndërmjet tre-mujorit të parë 2024 dhe 2025. Megjithëse popullsia ishte me rënie, forca e punës po rritej deri para pak vitesh për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë nga të rinjtë drejt moshave më të vjetra.

Rënia e njëkohshme e numrit të të punësuarve dhe të të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2025 tregon për një tendencë që nuk shpjegohet vetëm nga zhvillimet e zakonshme të tregut të punës, por me emigracionin e lartë. Shqipëria vazhdon të përballet me një shkallë të lartë emigrimi, veçanërisht te të rinjtë dhe të aftët për punë.

Shumë persona që më parë ishin të punësuar ose në kërkim të punës kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit, duke ulur numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe të të papunëve brenda vendit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e forcës së punës.

Nëse individët punësohen jashtë Shqipërisë dhe nuk e deklarojnë më statusin e tyre në vend, ata nuk figurojnë më as si të punësuar e as si të papunë në Shqipëri. Kjo redukton po redukton të dy treguesit njëkohësisht, shpjegojnë ekspertet e tregut të punës.

Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Tkurrja me më shumë se 27 – 30 mijë banorë në vit, e përqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojë treguesin e popullsisë përtej çdo skenari dhe gjithashtu i bën edhe më të vështira zgjidhjet.

Në vitin 2024, migracioni neto negativ– 28,8 mijë person.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Takimi Trump-Putin, presidenti rus zbulon para mediave vendin ku do të kryhen negociatat
Artikulli tjetër Nikolla Xhufka, kleriku ortodoks i vetëshpallur, nxit polemika në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.