60 vjec. Rri gjithe diten duke pire raki. Pastaj xhiron gomat dhe ecen si lac me shpejtesi neper lagje. Hajde te ishte ndonje 20 vjecar se do thonin adoloshent i panxene. Por 60 vjec burre. Tani thote me vrisni se nuk dua te jetoj. Por ca te te vrasin ty more ditezi. Ti e bere gjemen e madhe sa nje mal. U mbylle deren familjeve dhe ligeshtove nje popull te tere.
Por pyetja ketu eshte si financohet nje 60 vjecar, qe i del te pije, te mbaje benz luksoz dhe pastaj te vije verdalle neper lagje duke u shnderruar ne arme? Me shume gjasa ky ka per te dale i papune. Se po te punonte nuk do kish as nge dhe as takat te pinte dhe te xhironte neper lagje.
Dhe ky eshte problemi. Vendet e permbytura nga paraja e paligjshme e korrupsionit, droges, favoreve, prodhojne masivisht kete lloj identikiti. Parazitin, qe nuk i jep asgje shoqerise, por eshte gjithmone rrezik per te.
Nuk eshte vetem ceshtje parqesh qe mungojne. Ai eshte nje problem i madh, por femija mund te jete ne trotuar edhe duke shkuar per te blere buke ne dyqan. Edhe duke shkuar ne shkolle, edhe duke shkuar tek gjyshja. Ky prape te vret. Jo ky. Paraziti qe financon ekonomia kriminale, korrupsioni, pislleku.
Marrë nga Kapitali.al