KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pezullohet për 3 orë transporti publik, protestohet kundër rritjes së TVSH-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pezullohet për 3 orë transporti publik, protestohet kundër rritjes së TVSH-së
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Pezullohet për 3 orë transporti publik, protestohet kundër rritjes së TVSH-së

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 10:49 am
60 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Për herë të parë në të gjithë Shqipërinë është pezulluar shërbimi i transportit publik nga ora 05:30 deri në orën 08:00.

Në një prononcim për median Shoqata e Transportit Publik deklaroi se ndërprerja e shërbimit është për qytetarët pasi rritja e TVSh-së sjell automatikisht rritjen e biletës për ta.

“Rritja e TVSH-së automatikisht shkon në rritjen e çmimit të biletës. Transporti publik nuk është mjet luksi por mjet i domosdoshëm dhe jetik për qytetarët e duhet të përfshihet në shportën e paketës fiskale të produkteve bazë. Të shkojë në 6% siç janë dhe produktet ushqimore. Për qytetarët është shumë e domosdoshme që çmimi i biletës të mos ndryshojë dhe të mbetet në këto nivele. Të implementohet si në vendet e rajonit. Shpresoj që sot të merren në konsideratë kërkesat tona dhe në parlament të diskutohet ulja e TVSH për këtë sektor” tha një përfaqësues i kësaj shoqate.

Shoqatat e transportit e ndërmorën këtë vendim në shenjë proteste ndaj propozimit për rritjen e TVSH-së nga 20 në 21 për qind. Operatorët thonë se kjo do të sillte shtrenjtimin e biletës dhe kërkojnë që TVSH-ja për transportin publik të ulet në 6 për qind.

Në Tiranë, ndërprerja e urbanëve në orarin kur qytetarët nisen për punë dhe nxënësit për në shkollë solli kaos në stacione.

Edhe pas orës 08:00, kur ishte paralajmëruar rifillimi i shërbimit, autobusët mbërritën me vonesë. Grumbuj qytetarësh prisnin ende në stacione dhe u përplasën për të hipur në urban. Pezullimi i flotës së urbanëve solli trafik të rënduar në disa akse kryesore të Tiranës.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët

Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia

SHBA shpall tarifa të reja doganore, ndaj BE-së dhe Kinës

PD çon reformën territoriale në Kushtetuese

27 dhjetori, data e zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO shpall vendimin për nënën e Monika Kryemadhit
Artikulli tjetër Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën/ Si do të ndikojë kjo në zgjedhjet lokale?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kroatët po largohen masivisht nga Gjermania
Analize Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
Hija e mafies mbi Beogradin
Aktuale Analize Fokus Opinion Politike Rajoni 26 Nëntor, 2026
Si po përdorin kartelet skafet e shpejta, për të “përmbytur” Evropën me kokainë
Aktuale Analize Bota Fokus Opinion Sociale 26 Nëntor, 2026
Hungaria hap dosjet e informatorëve të epokës komuniste/ Publikohen 60 mijë emra
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.