KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Po zhduket brezi i mësuesve, gazetarëve dhe artistëve?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Po zhduket brezi i mësuesve, gazetarëve dhe artistëve?
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Po zhduket brezi i mësuesve, gazetarëve dhe artistëve?

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2025 9:09 am
226 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri po diplomohen gjithnjë e më pak të rinj në fushat që dikur dominonin universitetet: arsimi, gazetaria, artet dhe shkencat sociale, të cilat të gjitha janë në rënie të lirë. Nga viti 2019 deri në 2024, këto degë kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar. Ndërkohë, shkenca të aplikuara si mjekësia dhe inxhinieria po tërheqin gjithnjë e më shumë studentë, duke reflektuar një ndryshim radikal në ambiciet e brezit të ri.

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, arsimi ka rënë nga mbi 9 mijë diplomime në vit në 2019, në vetëm 6,840 këtë vit, një alarm i heshtur për mungesën e ardhshme të mësuesve. Po ashtu, artet dhe shkencat humane janë përgjysmuar, duke sinjalizuar një krizë të ardhshme në sektorët kulturorë dhe kreativë.

Në anën tjetër, shëndeti dhe mirëqenia kanë shënuar rritje të ndjeshme, mbi 4,200 diplomime në pesë vjet, ndërsa inxhinieria dhe ndërtimi vijojnë të ngjiten në mënyrë të qëndrueshme, duke reflektuar orientimin drejt profesioneve më të sigurta dhe të paguara mirë.

Ekspertët argumentojnë se tendenca sugjeron një realitet të ri universitar në Shqipëri, ku studentët po lënë pas pasionin për të ndjekur pragmatizmin, një reflektim i drejtpërdrejtë i sfidave ekonomike dhe emigrimit.

Sipas ekspertit të punësimit Erion Mucca, kjo tregon një zhvendosje të qartë drejt profesioneve më të kërkuara në tregun e punës, që shpesh janë më të mirëpaguara, më të eksportueshme dhe më “të sigurta” për të ardhmen.

Por çfarë po lëmë pas?

Sipas tij, kur mësuesit e rinj mungojnë, kur gazetaria nuk është më një ëndërr dhe kur arti mbetet pa studentë, pasojat nuk do të ndihen vetëm në statistikat e vitit tjetër, por në cilësinë e shoqërisë që po ndërtojmë.

“Një vend pa mësues të mirë, pa gazetarë që kërkojnë të vërtetën dhe pa artistë që frymëzojnë, është një vend që varfërohet në mënyra që nuk maten me shifra. Po riformësohet heshtur profili i brezit të ri, më racional, më i fokusuar tek siguria ekonomike, por ndoshta më larg pasionit dhe misionit shoqëror. Kjo është “zhvendosja e madhe” që po ndodh në universitet dhe ndoshta është koha ta vëmë në qendër të debatit publik.”- përfundon eksperti.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Partitë e reja hapin, për herë të parë, një dritare drejt Parlamentit
Artikulli tjetër Makina përplaset me motorin në Tiranë, dy të rinj humbin jetën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.