KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia publikon planin e masave në nisje të sezonit veror
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Policia publikon planin e masave në nisje të sezonit veror
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Policia publikon planin e masave në nisje të sezonit veror

Përditësimi i fundit: 17 Qershor, 2026 11:31 am
146 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Policia e Shtetit ka bërë me dije se përgjatë sezonit veror, i cili shtrihet në harkun kohor 15 qershor deri më 15 shtator, do të kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda. Sipas njoftimit të dhënë këto kufizime zbatohen për mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë, si dhe për kategori të tjera të përcaktuara në udhëzim, në autostrada, si dhe në rrugë interurbane dhe urbane (kryesisht në segmentet që përshkojnë zonat turistike).

Në këtë periudhë zbatimi përfshihen fundavat dhe festat zyrtare, teksa mësohet se ajo shtrihet që prej 19 qershorit deri më 15 shtator, në autostrada, rrugë interurbane dhe akse të tjera që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, të cilat gjatë këtij sezoni kanë flukse të larta qarkullimi.

“Gjatë kësaj periudhe, kufizimet e qarkullimit aplikohen sipas këtyre orareve:

-në ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00;

-në ditën e shtunë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00;

-në ditën e diel, nga ora 07:00 deri në orën 24:00.

Për ditët e festave zyrtare, kufizimet fillojnë nga ora 15:00 e ditës pararendëse deri në orën 22:00 dhe vijojnë nga ora 07:00 deri në orën 24:00 të ditës së festës”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/Sezoni veror, 15 qershor – 15 shtator, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda

Njoftojmë qytetarët dhe subjektet e transportit rrugor të mallrave se, në zbatim të udhëzimit të përbashkët nr. 106, datë 14.06.2024, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë sezonit veror 2026 dhe gjatë ditëve të festave zyrtare, do të zbatohen kufizime të posaçme për qarkullimin e mjeteve të rënda, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e rrjedhshmërisë së trafikut në akset me fluks të shtuar lëvizjeje.

Këto kufizime zbatohen për mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë, si dhe për kategori të tjera të përcaktuara në udhëzim, në autostrada, si dhe në rrugë interurbane dhe urbane (kryesisht në segmentet që përshkojnë zonat turistike).

Periudha e zbatimit është nga data 19 qershor deri më 15 shtator dhe përfshin fundjavat dhe ditët e festave zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe, kufizimet e qarkullimit aplikohen sipas këtyre orareve:

-në ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00;

-në ditën e shtunë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00;

-në ditën e diel, nga ora 07:00 deri në orën 24:00.

Për ditët e festave zyrtare, kufizimet fillojnë nga ora 15:00 e ditës pararendëse deri në orën 22:00 dhe vijojnë nga ora 07:00 deri në orën 24:00 të ditës së festës.

Masat kufizuese shtrihen në autostrada, në rrugët interurbane dhe në akse të tjera që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, të cilat gjatë sezonit veror kanë flukse të larta qarkullimi.

Nga këto kufizime përjashtohen mjetet e emergjencës, mjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mjetet e transportit të mallrave të domosdoshme (përfshirë produktet ushqimore që prishen), në përputhje me përcaktimet e detajuara në udhëzim.

Në raste të veçanta, për furnizime kritike apo nevoja emergjente, mund të jepen autorizime të posaçme nga autoritetet kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit apelon për zbatim të rreptë të këtyre masave nga të gjithë operatorët e transportit dhe drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e mbingarkesës së trafikut dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pasi braktisi PS-në dhe sfidoi Ramën, ‘Neomalsorja’ denoncon kërcënimet ndaj familjes
Artikulli tjetër Sinjalizuan policinë për parcelat me drogë, dhunohet brutalisht çifti në Fushë Arrëz

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.