KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Profesionistët dhe kontabilistët, kundër pagave referencë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Profesionistët dhe kontabilistët, kundër pagave referencë
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Profesionistët dhe kontabilistët, kundër pagave referencë

Përditësimi i fundit: 7 Prill, 2026 9:50 am
53 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Pas sektorit të shërbimeve (bareve, restoranteve dhe hotelerisë) dhe ndërtimit, brenda pak muajve, Tatimet kanë publikuar pagat referencë për një sektor të tretë të ekonomisë.

Nga 1 prilli për 40 kategori profesionesh në sistemin shëndetësor privat dhe shërbimeve estetike, 10 mijë biznese duhet t’i paguajnë punonjësit, sipas pagave referencë të publikuara nga Tatimet.

Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik

Me zbatimin e pagave referencë administrata tatimore detyrojnë bizneset që të paguajnë kontributet dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP) për punonjësit e tyre sipas pagës së përcaktuar për funksionin e mbajtur dhe jo për pagën që ata i paguajnë realisht.

Në të kundërt, çdo deklarim nën pagën e referencës, e kategorizon tatimpaguesin deklarues si subjekt me risk (vlerësimi i riskut tatimor nuk do të përfshijë institucionet publike).

Por përsëritja e rasteve për aplikim të pagës referencë po sjell reagime shqetësuese te kontabilistët, bizneset dhe profesionet e lira.

Profesionistë të lirë të sektorit privat të shëndetësisë pohojnë se pagat e publikuara jo vetëm që nuk reflektojnë realitetin, por pritet të dëmtojnë tregun e punës, kryesisht të të rinjve.

“Vendosja e një page reference në sektorin privat, sidomos në profesione si mjekësia, është një çështje delikate dhe komplekse.

Në parim, tregu privat nuk funksionon mbi paga të standardizuara, por mbi një sërë faktorësh si përvoja, specializimi, reputacioni profesional, ngarkesa e punës dhe struktura e institucionit ku ushtrohet aktiviteti. Për këtë arsye, çdo përpjekje për të vendosur një “pagë reference” fikse rrezikon të mos reflektojë realitetin e tregut”, nënvizon mjeku psikiatër Neli Demi.

Profesionistë të tjerë të lirë të sektorit privat të shërbimit mjekësor, përfshirë drejtues të klinikave dhe qendrave diagnostikuese, pohojnë se një infermier i ri pa përvojë nuk mund të paguhet 80,000 lekë, në të njëjtat nivele me një infermier me vite përvojë.

“Vendosja e pagës referencë do të dëmtojë sistemin e meritokracisë në sektorin privat. Nuk mund të unifikohet referenca në nivel kombëtar, pasi fluksi i pacientëve në një klinikë në Tiranë është më i lartë se në qytete të tjera. Po ashtu, nuk merren parasysh gradat shkencore dhe aftësitë profesionale,” tha drejtuesi i një qendre diagnostikuese në Tiranë për “Monitor”.

Ai shtoi se emërtimet e mjekëve janë të grupuara gabimisht, si për shembull profesioni i patologut përfshihet në të njëjtin grup page me kirurgun. Kjo sipas tij do të ndikojë negativisht në tregun e punës, veçanërisht në “brain gain” për të rinjtë që diplomohen jashtë.

“Problematike zbatimi do të jenë edhe për spitalet private, veçanërisht te punësimi i mjekëve të dypunësuar (që punojnë në shtet dhe privat, sepse e lejon ligji), sepse në sistemin privat pagesa kryhet përmes faturave të shërbimit. Edhe kjo gjë e vështirëson zbatimin praktik”, tha ai ndër të tjera.

Të njëjtën shqetësim ndajnë edhe drejtues të farmacive dhe qendrave stomatologjike, sipas të cilëve p.sh paga e 110 mijë lekë për një farmacist të ri apo dentist nuk mund të zbatohet tërësisht në treg.

Edhe mjeku psikiatër Neli Demi thotë se në praktikë, tregu i shëndetësisë funksionon më mirë kur lejon diferencimin real sipas formimit, orëve të punës për secilin punonjës, dhe jo kur e kufizon atë me skema të thjeshtuara që mund të duken të drejta në teori, por nuk qëndrojnë në realitet.

“Një psikiatër i ri, në kushte të caktuara, mund të paguhet edhe 200 mijë lekë por problemi lind kur kjo shndërrohet në normë reference. Sepse atëherë nuk po flasim më për reflektim të tregut, por për vendosje artificiale të një tavani.

Edhe brenda kategorisë “mjek i ri” ka diferenca të mëdha. Cilësia e formimit, aftësitë klinike, konteksti ku punon, kërkesa në treg. Reduktimi i gjithë kësaj në një shifër fikse është jo vetëm i pasaktë, por edhe i dëmshëm.

Më shumë se sa një reflektim i tregut, kjo shifër rrezikon të funksionojë si një kufi referimi që mund të ulë standardet, në vend që t’i përmirësojë ato. Në këtë kuptim, nuk mendoj se kjo qasje është as realiste dhe as në përputhje me mënyrën si funksionon sektori privat i kujdesit shëndetësor”.

Kontabilistët: Referencat nuk janë kushtetuese

Për kontabilistin Sotiraq Dhamo, referencat nuk janë kushtetuese dhe nuk duhet të zbatohen automatikisht. Ai thotë se ato mund të përdoren nga Tatimet vetëm për vlerësimin e riskut, por jo si një bazë për vendime apriori për pagat ose tatimet.

Së dyti, Dhamo thekson se vendosja e pagave të referencës është jashtë parimeve të tregut të lirë dhe i ngjan një ekonomie të centralizuar si gjatë kohës së socializmit, ku çmimet dhe pagesat vendoseshin nga komisionet e shtetit.

“Administrata tenton të mbulojë dobësitë e saj me rregulla të tilla dhe se kjo nuk është mënyra e duhur për të luftuar informalitetin në paga”.

Kontabilisti Dhamo gjithashtu thotë se tregu është i lirë, dhe nuk duhet të lejohen diferencime në paga, sepse pagat e referencës mund të kenë efekt negative.

“Për shembull, nëse një infermiere paguhet realisht 130,000 lekë, por referenca është 80,000 lekë, atëherë 50,000 lekët e mbetura shpesh jepen “në dorë”, duke krijuar evazion me “bekimin” e pagesës së referencës”.

Ai përfundon se shoqatat dhe dhomat përkatëse duhet të kundërshtojnë masa të tilla nëse nuk janë dakord, për të mbrojtur interesat e profesionistëve dhe integritetin e tregut.

Precedenti i së kaluarës

Paga referencë për sektorët privatë të ekonomisë janë zbatuar edhe nga qeveria e mëparshme. Në vitin 2007 qeveria e djathtë, vendosi të aplikojë për 5 vite pagat e referencës.

Nga vendimmarrja, qeveria e mëparshme u tërhoq, pasi pagat referencë, krijuan shqetësim te sipërmarrësit por edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare për rritjen e kostos së biznesit. Vendimi i tërheqjes nuk u lidh me koston e biznesit, por me rritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve për deklarime reale.

Relacioni i vendimit të vitit 2012 theksonte se pagat referencë nuk kishin reflektuar ndryshimet në nivelin e pagës minimale dhe pagat e grupeve të tjera sipas funksioneve dhe kualifikimeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bujqësia dorëzohet, eksportet bien, rriten importet
Artikulli tjetër Lufta e SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit po tkurr ekonominë botërore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.