KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Programi i Rindërtimit nuk shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Programi i Rindërtimit nuk shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Programi i Rindërtimit nuk shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2025 9:51 am
259 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shkollimi ishte një ëndërr për Alfredin, një 17-vjeçar me aftësi të kufizuara nga Mamurrasi, dhe rruga që ka përshkruar nuk ka qenë e lehtë. Paragjykimet dhe mungesa e aksesit në godinën e shkollës ishin sipas tij dy vështirësitë kryesore.

Sot nxënës i gjimnazit “Besnik Syla”, Alfredi thotë se gradualisht po ia arrin qëllimit. Megjithatë, barrierat janë sërish të pranishme në jetën e tij.
“Klasa ime është në kat të parë të shkollës e po ashtu ndodhen dhe banjot, çka më ka dhënë mundësi të kem sadopak akses,” tha Alfredi për BIRN.

“Ndërsa për veprimtaritë brenda ambienteve të tjera të shkollës, për mua është e pamundur pa ndihmën e të tjerëve. Realisht me ndihmojnë mësuesit dhe shokët e shoqet e klasës, por unë nuk e shoh si zgjidhje. Shkolla duhet të kishte akses të plotë për kategori njerëzish si puna ime, që mos të hasemi me barriera,” shton ai.

Alfredi është një nga 200 personat me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Kurbinit, të cilët përballen me vështirësi të shtuara për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme në rrugë dhe në institucionet publike.

Pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019, programi i Rindërtimit në Kurbin ofroi fillimisht shpresë për ndërtimin e një infrastrukture më të përshtatshme për këtë kategori personash, por Ded Ndocaj nga shoqata e personave me aftësi të kufizuar thotë se kërkesat e tyre nuk u morën parasysh.

“Në qytetin e Laçit, pas tërmetit të vitit 2019 janë bërë njësërë investimesh infrastrukturore si pjesë e programit të Rindërtimit, por kërkesat tona nuk janë marrë fare parasysh, sepse investimet e reja përveç shkollave, nuk janë bërë që të kenë akses dhe personat me aftësi të kufizuar,” tha Ndocaj duke u ankuar se vëmendja e pushtetit vendor ishte “minimale”.

Procesi i Rindërtimit në Bashkinë e Kurbinit ka sjellë ndryshime të rëndësishme në infrastrukturën urbane dhe sociale të zonës. Deri më tani janë ndërtuar 20 pallate, 309 banesa individuale si dhe 7 objekte arsimore, që përfshijnë shkolla dhe kopshte. Po ashtu janë përfunduar 5 institucione publike, që tashmë i shërbejnë komunitetit.

Gjashtë prej godinave arsimore u rikonstruktuan plotësisht falë programit “EU4Schools”, duke u ofruan kushte bashkohore për rreth 1100 nxënës që studiojnë në to. Përmes një vëzhgimi në terren rezulton se shkollat dhe kopshtet e këtij program kanë infrastrukturë të posaçme për personat me aftësi të kufizuar, por jo në nivel të plotë.

Bashkia e Kurbinit i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se nuk kishte të dhëna mbi vlerën e investuar si pjesë e programit të Rindërtimit, pasi ajo nuk ishte alokuar drejtpërdrejt në buxhetin e saj, por theksoi se “të gjitha objektet e reja janë ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe ofrojnë akses të plotë për personat me aftësi të kufizuara”.

Megjithatë, organizatat jofitimprurëse thonë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

Qendra “Fara Mirësie”, një projekt i fondacionit “Fjala e Jetës Internacionale” me aktivitet prej vitit 2007 në Kurbin pohon se ndërsa infrastruktura ka njohur disa përmirësime, mbetet ende shumë për të bërë për të garantuar hapësira publike gjithëpërfshirëse.

Vetë Qendra po përgatitet për një ndërhyrje të rëndësishme: rehabilitimin e rrugës që e lidh atë me qytetin e Laçit me qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme për të gjithë përdoruesit e qendrës, sidomos për personat me aftësi të kufizuara që ndjekin rregullisht programet dhe shërbimet.

“Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e PAK dhe familjarët e tyre, qendra është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet vendore për të adresuar sugjerime dhe kërkesa që rrisin qasjen dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike të qytetit,” tha Aleksandër Molla, drejtues i “Fara Mirësie”.

Edhe qendra rinore “Sebastia” në Kurbin po përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin për personat me aftësi të kufizuar përmes një studimi që vlerëson aksesueshmërinë e tyre në mjediset publike dhe private. Studimi ka në fokus respektimin e kushteve të aksesit në godinat publike dhe arsimore të ndërtuara pas tërmetit të vitit 2019.

“Aktualisht jemi në fazën përgatitore të një studimi që synon të vlerësojë nivelin e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar në objektet publike dhe arsimore të ndërtuara ose rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019 në Bashkinë Kurbin. Qëllimi i këtij studimi është të kuptojmë nëse janë respektuar standardet e aksesit dhe në çfarë mase janë adresuar nevojat e kësaj kategorie në procesin e rindërtimit,” tha Elsa Sula, përfaqësuese e qendrës “Sebastia”.

Sipas Sulës, një pjesë e komunitetit dhe e aktorëve të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime në lidhje me mungesën e informacionit të detajuar, sidomos për mënyrën se si janë marrë parasysh nevojat e personave me aftësi të kufizuar në projektet e Rindërtimit.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fatura që po shteron qumështin
Artikulli tjetër SPAK kalon ish-deputetin Çyrbja për gjykim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.