KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Proitestë e prindërve të fëmijëve të prekur me salmonelë, para bashkisë së Gramshit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Proitestë e prindërve të fëmijëve të prekur me salmonelë, para bashkisë së Gramshit
AktualeFokusKomentKryesoreSociale

Proitestë e prindërve të fëmijëve të prekur me salmonelë, para bashkisë së Gramshit

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 12:07 pm
285 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prindërit e fëmijëve të kopshtit publik në Gramsh të cilët u prekën nga salmonela, kanë dalë në protestë këtë të hënë, ku kërkojnë hetim për rastin.

“Përgjigjen e kam marrë dje pas disa sherreve në kopsht, nuk na jepnin përgjigje. E kishim për ta marrë që të shtunën. Thonin që nuk jepet kështu përgjigja. Nuk kemi parë asgjë nga ana e tyre. Përderisa është një sëmundje ngjitëse, mbase duhej një person mbase nga infektivi të na orientonte për masat që duhet të merren. Askush as nuk na ka pyetur se si është fëmija. Nuk ka ardhur njeri fare në shtëpi, s’më ka marrë njeri në telefon. I kam marr fëmijës vetëm një mjekim që i kam marrë me lekët e mia. Nuk ka përkushtim nga shteti, nuk është gjëkundi.

Pjesëmarrja në protestë është e ulët sepse ne i njohim dhe kanë frikë se mos ikin nga vendet e punës. Por mua përpara fëmijës tim nuk më intereson asgjë. Duam të zbardhet e drejta. Mesa shohim është një tender që i është dhënë një biznesi jashtë qytetit tonë”, thotë një prind.

“Fëmija është më shumë se 72 orë në serum. Te fëmija im ka qenë rasti i pari. Pasi dolën analizat, e kemi trajtuar në shtëpi fëmijën. Fëmija kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta. 72 orëshi ishte një tmerr. Kam binjakë dhe shyqyr që fëmija tjetër nuk u sëmur. Jemi të bindur se fëmijët janë helmuar në kopsht. Nusja thotë se kanë konsumuar supën e pulës, nga informacione jozyrtare. Kam frikë se mos përhapet sëmundja dhe fëmijën po e mbaj në banesë”-shprehet prindi tjetër.

“Është i konfirmuar me salmonelë. Njoftimin e mora nga edukatorja te henen që djali është me temperauturë. Sot po bëhen 8 ditë qe vazhdon me dhimbje barku, diarre. Për dezinfektime janë bërë në kopsht dhe spital. Doktoresha na ka qëndruar korrekte.

Kam edhe një gocë e kemi çuar analizat presim përgjigjet. Goca nuk ka shfaqur simptoma. ne jemi të kujdesshëm. Në fillim nuk e dinim. Doktoresha më dha mjekim si virozë stine se nuk e dinim, pastaj të enjten e morëm vesh. Sot ne bëjmë 8 ditë qe jemi trembur dhe gjendje ankthi e shoku. Kërkojmë siguri për ushqimin që konsumojnë fëmijët”-thotë një prind tjetër.

“Fëmija im ka që të martën i infektuar. Falë mjekes që na dha ilaçin dhe është mjekur, është disi më mirë. Ka rënë temperatura, por dhimbjet e barkut vazhdojnë. Nuk jam i sigurt për ta çuar fëmijën prap në atë kopsht”-thotë një tjetër prind.
Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fenomeni, si PSD “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave
Artikulli tjetër Zbulimi i madh në Finlandë që mund të ndryshojë të ardhmen e Evropës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.