KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projektligji i ri për sinjalizuesit mbron në letër edhe denoncuesit në media
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Projektligji i ri për sinjalizuesit mbron në letër edhe denoncuesit në media
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Projektligji i ri për sinjalizuesit mbron në letër edhe denoncuesit në media

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2025 4:38 pm
216 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Ministrave ka publikuar një nismë ligjore për “sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri më sot nuk duket se ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional të sinjalizimit për shkeljet ligjore dhe korruptive brenda administratës publike. Prej vitit 2016, kur ligji hyri në fuqi, raportohen shifra të papërfillshme sinjalizimesh që vijnë nga sektori publik, në kontrast me numrin e sinjalizimeve në sektorin privat.

Relacioni që shoqëron nismën sugjeron se drafti bazohet në një analizë të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit (DPAK) dhe “sjell një qasje të përditësuar dhe gjithëpërfshirëse në trajtimin e sinjalizimit, duke adresuar mangësitë e evidentuara gjatë zbatimit të ligjit ekzistues”.

I konsideruar si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit me termin ‘sinjalizues’, ligji i referohet punonjësve në sektorin publik dhe privat, të cilët kanë qasje në informacione dhe dijeni për shkelje ligjore, raste korruptive, etj., dhe ligji u ofron mekanizma për ta përçuar këtë informacion duke u ruajtur konfidencialitetin dhe duke ofruar mbrojtja nga hakmarrja.

Në ndryshim nga ligji ekzistues, nisma ofron mbrojtje nga hakmarrja dhe për “sinjalizuesit publikë” që zgjedhin të përdorin median për të bërë denoncimet e tyre.

Nisma parashikon zgjerim të rrugëve të sinjalizimit, të cilat mund të bëhen në njësitë e posaçme të ngritura brenda institucioneve, direkt në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, në mënyrë publike ose në organe të tjera përgjegjëse.

Sipas relacionit, dispozitat e reja parashikojnë “forcimin e mbrojtjes së sinjalizuesve, ka zgjeruar gamën e mbrojtjes edhe për personat e lidhur me ta, për ndihmësin, çdo individ që mbështet procesin e sinjalizimit, si dhe për personat juridikë që sinjalizuesi zotëron, përfaqëson, punon ose ka një marrëdhënie biznesi me ta”.

Të vetmet raste kur ligji nuk ka fuqi për mbrojtjen e denoncuesve janë ato që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ruajtjen e sekretit profesional të avokatit,  konfidencialitetin e informacionit mjekësor,  konfidencialitetin e diskutimeve dhe të vendimeve të marra në dhomë këshillimi dhe ruajtjen e sekretit hetimor në procesin penal.

Qeveria pretendon se drafti përputhet me dispozitat e BE-së dhe është pjesë e masave të ndërmarra në kuadër të kapitullit të parë të negociatave, ku parashikohen një sërë masash ligjore për luftën ndaj korrupsionit.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Administrata publike shtysë për rritjen e pagës mesatare me 11.7%
Artikulli tjetër Dha dorëheqjen si kryetar bashkie, reagon Ermal Dredha

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.